FSHATRAT E THERANDES
Nëpërbishti:
Shtrihet rreth 8 km në jugperëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar rrafshinor afër kodrave jo të larta. Nëpër të kalon lumi Toplluha.
Sipërfaqja: 280 ha, 15 ari, 72 m.
Nga familjet kryesore që jetojnë në këtë vendbanim janë: Kryeziu, Shala, Hoti, Sopi, Krasniqi etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tia, Teshina, Glladishe, BranezK Obraxhe, Maskishe, Padinat, Dynhne etj.
Është vendbanim mjaft i vjetër ilir. Në këtë lokalitet të epokës së hekurit gjurmimet arkeologjike i bënë austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore, ku janë zbuluar tumat në këtë fshat. Tumat gjenden në trekëndëshin në mes të fshatit Nëpërbisht - Tarazhdë (Tërne) - Vneshtar (Samadraxhë). Themele të shtëpive, pitosa të mëdhenj, çypa, samovarë të bakrit, çekanë etj. janë gjetur nën dhe, në pjesën e poshtme të fshatit, kah Mamusha. Në vendin Dynim kanë ekzistuar varreza te moçme, ku janë gjetur skelete, unaza etj. Në vendin Padina ka mbeturina të qeramikës. Prapa shkollës së sotme ka ekzistuar kisha si dhe janë gjetur disa gypa të ujit.
Me emrin Neprobishta përmendet në kartën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 dhënë manastirit të Hilandarit në Malin e Shënjtë, pastaj në kartën e Hilandarit të mbretit Milutin të vitit 1282. Po ashtu me emrin Neprobishta përmendet edhe në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me 18 shtëpi, 3 beqarë e 2 të veja.
Si vendbanim me këtë emër, me disa ndryshime të vogla, është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h). të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë vendbanim shqiptar autokton, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan dy familje kolone nga Bosna e Hercegovina.
Pas vitit 1912 dhe në vitet 1938-1940 disa familje janë shpërngulur në Turqi dhe në Shqipëri.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 10 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 164 banorë;
në vitin 1918 - 20 shtëpi shqiptare me 195 banorë;
në vitin 1921 - 20 shtëpi me 171 banorë;
në vitin 1948 - 31 shtëpi me 297 banorë;
në vitin 1953 - 43 shtëpi me 349 banorë;
në vitin 1961 - 54 shtëpi me 417 banorë (415 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 65 shtëpi me 533 banorë (532 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 71 shtëpi me 708 banorë shqiptarë.
në vitin 1999 fshati kishte rreth 150 shtëpi me 1200 banorë (vlerësime të marra në fshat).
Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1160 banorë. Gjatë sulmeve serbe në këtë fshat në vitet 1998-99 janë shkatërruar e djegur 180 shtëpi, objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike, si dhe pjesërisht xhamia e fshatit më 30 mars 1999. Janë vrarë nga ky fshat 3 persona.
*****************************************************************
Arrishta (Vraniqi)
Vendbanim që shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës.
Është vendbanim kryesisht i tipit të shpërndarë. Shtrihet në një grykë ku bashkohën Lumi i Madh dhe Lumi i Vogël.
Fshati sot përbëhet kryesisht prej këtyre lagjeve: Muça, Kolgeci, Basha, Matoshi, Loshi, Rraçi, Shehu etj.
Mikrotoponimet më kryesore: Gradina, Çuka, Gurët e Qarë, Kojbija, Vorret e Krushqve, Krojet e Krojzve, Firaja, Zallina, Kroi i Keq, Varreza e Mortajës etj
Vendbanimi i vjetër është shtrirë në juglindje të fshatit, në krye, në lokalitetin Gradina. Në Qafë të Gradinës janë gjetur dy gurë të mullirit. Në lindje të fshatit në largësi 2 km janë gjetur tjegulla, tulla dhe disa gjëra tjera. Është gjetur një guri në formë të gurit të mullirit, por shumë më i vogël. Është interesant përbërja e këtij guri. Vendbanim i moçëm ka ekzistuar edhe në pjesën verilindore, ku ishin stanet e fshatit.
Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan dhënë manastirit të shenjëtorëve Mihal e Gabriel te Prizreni, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinësjafer Mushtishtit i cili kishte filluar të mbahej që nga viti 1465.
Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, i varur nga Peja, kishte 10 shtëpi e 1 beqar.
Në këtë vendbanim ekzistojnë edhe Varret e Mortajës.
Me emrin Ivranik është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311h), të vitit 1896 (1314 h), dhe të vitit 1900 (1318 h).
Nga ky vendbanim shumë banorë janë shpërngulur në qendrën komunale në Therandë, Prizren, Piranë, Mirosalë të Ferizajt etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj masakrës së Tivarit si dhe në disa brigada kanë pësuar disa banorë të këtij vendbanimi.
Shënimet statistikore:
Konzuli rus Jastrebovi në vitin 1879 1 regjistron 37 shtëpi myslimane (shqiptare)
në vitin 1905 kishte 42 shtëpi myslimane (shqiptare)
Cvijiqi, sipas tezës së tij të njohur antishkencore, thotë se banorët e këtij vendbanimi, si dhe disa të tjerave janë serbë muhamedan);
në vitin 1913 - 474 banorë;
në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 522 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 -64 shtëpi me 648 banorë;
në vitin 1928 - 65 shtëpi me 596 banorë), ndërsa në vitin 1943 lagjja e tij Llugaxhia që ishte i regjistruar si vendbanim i veçantë kishte 20 shtëpi me 169 banorë;
në vitin 1948 - 106 shtëpi me 791 banorë;
në vitin 1953 - 129 slitëpi me 889 banorë;
në vitin 1961 - 137 shtëpi me 1039 banorë (1030 shqiptarë, 1 serb, 8 të tjerë);
në vitin 1971 - 159 shtëpi me 1423 banorë (1421 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1981 - 192 shtëpi me 1775 banorë shqiptarë.
Ky vendbanim para luftës së vitit 1998-99 ka pasur 280 shtëpi me rreth 2500 banorë shqiptarë. Ky fshat nga sulmet barbare serbe në vitin 1999 pësoi mjaft. Kanë ndodhur 4 ofensiva (27 shtator 1998, 3 mars 1999, 3 maj 1999 dhe 2 qershor 1999). Fshati është djegur 98%, ose 272 shtëpi, përveç objekteve përcjellëse. Është djegur ndërtesa e shkollës me tërë arkivin e saj, ambulance, si dhe xhamia e ndërtuar në vitin 1742 është granatuar dhe dy teqe të dëmtuara. Nga ky fshat janë vrarë 21 banorë, në mesin e të cilëve dy dëshmorë, të tjerët kryesisht të rinj. Më 3 dhe 21. maj 1999 popullata është deportuar me dhunë në Shqipëri, përveç 12 familjeve që janë strehuar nëpër male.
*****************************************************************
Bllaca
Shtrihet rreth 10 km në veri të Therandës. Është vendbanim i ndarë në disa lagje, jo larg njëra prej tjetrës.
Lagjet kryesore të këtij vendbanimi: Zekolli, Fangu, Kyçyku, Suka dhe Bajraktari si familjet Nikaj dhe Selimi.
Mikrotoponimet më karakteristike: Bregishtë, Te Pojata, Oborrishtë, Drumi, Rrushtake, Zllavincë, Poskaq, Sukaj, Lugi i Botës, Ara e Qukës, Ara e Kermemës, Te Kisha etj.
Është vendbaiiim mjaft i vjetër që dëshmohet më gjurmët e shumta të kulturës materiale. Në anën perëndimore të fshatit, ka ekzistuar vendbanimi i mëparshëm, që sot quhet Bllaca e Vjetër (sot tokë e punuar), ku janë ruajtur Mikrotoponimet Oborrishtë, Te Bimari etj. Në vendin Bregishtë, në mes të fshatit, pothuajse çdo herë dalin mbeturina të enëve, qeramikë, tjegulla etj. Në këtë pjesë është ruajtur edhe mikrotoponimi Te Kisha, ku thuhet se ka ekzistuar një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Në lagjen e Zekollëve janë disa varreza të moçme të cilat quhen Varret e Shkive. Mirëpo, ato ishin varreza shqiptare të besimit të krishterë, pasi që popullata e islamizuar ato varreza jomyslimane i quante të "shkive".
Në dokumentet e shkruara përmendet në krisobulën e Deçanit me 1330 me emrin "Bllatace”. Si feud përmendet edhe në kartën e perandorit Dushan dhënë manastirit të Shën Mëhillit e Gabrielit në afërsi të Prizrenit e vit. 1348. Në këtë kartë, në katundin Bllacë gjejmë këtë shënim: "Gon Arbanas s sinovi". Më vonë, me emrin Bladci përmendet në defterin kadastral të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 34 shtëpi e 8 beqarë.
Si vendbanim me emrin Placa është i regjistruar në një hartë austriake të hartuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
Në një relacion të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Blazza me 10 shtëpi me 20 antarë besimtarë të krishterë.
Me emrin Bllaca është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë sundimit osman për shkak të rezistencës fshati ishte djegur disa herë. Pushteti turk në vitin 1909 kishte bërë djegien e 16 shtëpive të fshatit, rrahjet e banorëve, marrjen e 89 bllacjanëve për t'i dënuar, por pjesa më e madhe shpëtoi. Më 1910 Bllaca u dogj bashkë me shumë fshatra të tjerë. Bllaca, pësoi edhe pas okupimit nga Serbia, në në njerëz, ashtu edhe në shkatërrimin e fshatit.
Pas pushtimit serb të Kosovës më 1912 shumë familje u detyruan me dhunë të largohen nga fshati dhe të shpërngulën në Shqipëri, Turqi e gjetiu. Mirëpo, patrioti nga ky vendbanim, Ramë Bllaca ndikoi shumë te ky fshat dhe banorët e fshatrave të tjerë që mos të shpërngulën nga vendlindja për në Turqi.
Shënimet statistikore:
sipas shënimeve të konzullit rus Jastrebovil rreth vitit 1879 kishte 60 shtëpi shqiptare;
në fund të shek. XIX -100 shtëpi;
në regjistrimin e vitit 1913 - 1.052 banorë;
në vitin 1918 - 107 shtëpi me 619 banorë shqiptarë;
në vitin 1921 - 132 shtëpi me 897 banorë;
në vitin 1948 - 189 shtëpi me 1330 banorë;
në vitin 1953 -204 shtëpi me 1418 banorë;
në vitin 1961 - 216 shtëpi me 1527 banorë (1506 shqiptarë, 21 të'tjerë);
në vitin 1971 - 229 shtëpi me 1950 banorë (1949 shqiptarë, 1 tëtjerë);
në vitin 1981 - 274 shtëpi me 2601 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb në vitin 1998-99, sipas vlerësimit të banorëve kishte 450 familje me rreth 4700 banorë. Në bazë të shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4180 banorë. Nga sulmet e agresorit serb në vitin 1999 në këtë fshat u vranë e u masakruan 18 banorë të këtij fshati (6 dëshmorë, 7 persona të vrarë në Korishë më 15.05.1999 dhe 5 persona të tjerë të masakruar në Bllacë). Një person është i zhdukur. Nga 586 shtëpi banimi sa kishte fshati u dogjën dhe u shkatërruan 535 shtëpi si dhe shumë objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Është djegur e shkatërruar shkolla e fshatit me një pjesë të dokumentacionit dhe biblioteka e saj dhe shumë biblioteka private.
Një kohë ishte edhe Shtabi i një Njësitit të UÇK-së. Gjysma e popullatës u dëbua në Shqipëri e një pjesë u strehua nëpër male. Është granatuar xhamia e ndërtuar në vitin 1711 dhe shkatërruar minarja e saj.
*****************************************************************
Budakova
Është vendbanim kodrinoro-malor dhe i takon tipit të vendbanimeve të shpërndara. Gjendet rreth 14 km në lindje të Therandës, rrëzë bjeshkëve të Jezercit, që u ngjitën vargmaleve të Sharrit. Shtrihet në një lartësi mbidetare prej 600 m. nga lagjja Buzhalë e deri më 1100 metra te lagjja Hoxhët. Është një prej vendbanimeve të kësaj komune që përfshin një territor mjaft të gjërë.
Është vendbanim mjaft i vjetër. Ka shumë gjurmë arkeologjike, si p.sh. në vendin Gurët e Lumës (ka varreza dhe themele), Konaqet (gjenden themelet e shtëpive), Livadhi i Madh (gjenden themelet e kishës katolike dhe bunari (pusi) ku flitet se kleri kishte fshehur thesarin, pasi që popullsia filloi të islamizohet. Në Fusha, janë themelet e kishës, ku fshatarët kanë gjetur gypa të argjilit etj. Po thuajse të gjitha mikrotoponimet e fshatit janë në gjuhën shqipe.
Emri i fshatit sipas gojëdhënave thuhet se mban emrin e themeluesit apo të parit që është vendosur në këtë trevë Buda i Jakovës, ndërsa supozim tjetër është se Budakovë ka kuptim - kodër e madhe. Sot fshati përbëhet prej 9 lagjeve: Buzhala, Palush, Sallauk, Caka, Kokollar, Buq, Bajraktar, Kololl dhe Hoxha.
Prej këtyre lagjeve 7 janë vendëse, ndërsa dy janë të ardhur nga rrethina.e Pejës si nipa të fshatit. Lagjet përbëhen prej tre vëllazërve: Pala, Kola dhe Ziba. Nga Pala (rrjedhin lagjet Palush dhe Buzhalë), Kola (rrjedhin lagjet: Kololl dhe Kokollar) dhe Ziba (njedhin lagjet: Sallauk, Bajraktar dhe Hoxhë), ndërsa.lagjet Buqae Cakajanë të ardhurasi nipa.
Të gjitha mikrotoponimet janë në gjuhën shqipe dhe tregojnë lashtësinë e tyre, ku japin për të kuptuar se këtu gjithmonë kanë jetuar shqiptarët, si p.sh. Kajbija, Bjeshkët e Thaqit, Gurët e Lumës, Sumbullari, Kungullari, Kacadeve, Lugu i Zanave, Varri i Kadisë, Bojgjakët, Ara e Fanës, Fusha e Gatë, Fushat etj.
Në një shënim përmendet në vitin 1372. Pastaj nuk e hasim ne dokumentet e shkruara mesjetare, ndoshta një kohë ishte i brakisur?
Në një relacion të arqipeshkvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Budakova me 7 shtëpi me 60 anëtarë besimtarë të krishterë.
Me emrin Budakovë është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Që nga viti 1912 shumë familje shqiptare nga ky fshat si dhe shumë fshatra të tjera u detyruan të migrojnë në Shqipëri.
Budakova ka një traditë të bujarisë dhe të trimërisë. Gjatë historisë fshati ishte qendër e rezistencës kundër pushtuesve të huaj. Nga ushtria bullgare në vitin 1918 u dogjën 12 shtëpi të mahallës së Buzhalë pas një përleshjeje. Edhe pushteti osman, sidomos ai serb dhe jugosllav e kishin në shënjestër këtë vendbanim.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 29 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 së bashku me lagjen Buzhalë kishte 887 banorë;
në vitin 1918 - 89 shtëpi me 633 banorë shqiptarë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 95 shtëpi me 713 banorë;
në vitin 1948 - 136 shtëpi me 949 banorë;
në vitin 1953 - 133 shtëpi me 1006 banorë;
në vitin 1961 - 140 shtëpi me 1127 banorë (1112 shqiptarë, 1 serb, 4 të tjerë);
në vitin 1971 - 151 shtëpi me 1374 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 164 shtëpi me 1.599 banorë shqiptarë.
Vendbanimi në vitin 1995 kishte 250 shtëpi me rreth 2400 banorë shqiptarë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 kishte 2472 banorë. Nga sulmet barbare serbe të vitit 1998-99 fshati u dogj dhe u shkatërrua në tërësi, përkatësisht u dogjën e shkatërruan më se 275 shtepi, objekti i shkollës, i ambulancës, ndërsa xhamia e ndërtuar më 1873 është granatuar më 8 qershor 1999. Nga ky fshat në luftërat e viteve 1998-99 mbetën të vrarë 35 banorë, nga të çilët 5 dëshmorë të kombit, të tjerët civilë të moshave të ndryshme.
Në këtë vendbanim më 26 qershor 1998 u formua Shtabi i UÇK-së, pra aty qëndroi dhe veproi Shtabi i Batalionit të II të Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut si dhe Spitali ushtarak.
Buzhala
Sot është lagje e fshatit. Mirëpo, dikur në këtë pjesë ka ekzistuar fshati i lashtë me emrin Buzhalë. Banorët e Buzhalës kanë qenë.të besimit katolik. Ata janë shpërngulur për shkak të luftërave në vende të ndryshme të Kosovës. Këtu gjenden edhe themelet e shtëpive të vendbanimit të tyre. Varrezat e tyre fshatarët e mëvonshëm i kanë quajtur si varreza të krushqve.
Banorët e sotëm janë të lagjes së Palushëve të cilët janë vendosur këtu dhe kanë rithemeluar këtë vendbanim dhe e marrin emrin Buzhalë, sipas emrit të dikurshëm të atij vendbanimi.
Sipas shënimeve statistikore në vitin 1953, si lagje e Budakovës, kishte 14 shtëpi me 136 banorë. Ndërsa, në vitin 2001 Buzhala ka rreth 60 shtcpive me rreth 400 banorë.
*****************************************************************
Bukoshi
Shtrihet rreth 6 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të shpërndarë, i vendosur në një fushë kryesisht rrëzë malit. Disa shtëpi janë të vendosuar edhe në formë të grumbulluar.
Fshati përbëhet kryesisht nga banorët e lagjeve Zyba, Baraliu, Kadolli, Sopaj, ndërsa si e ndarë është lagjja Llugagjia e cila një kohë llogaritej edhe si fshat në veti.
Themeluesi i fshatit Bukosh ishte: Rexhep Aga me 3 djemtë e tij: Brahimin, Isufin dhe Imerin. Fshati pastaj ishte i përbërë nga këto familje: Sopa, Krasniqi, Baraliu dhe Kadolli. Ndërsa, familjet tjera kanë ardhur nga viset tjera shqiptare të islamizuar gjatë sundimit osman. Pranë Serushës gjendet mikrotoponimi - Gurët e Hutit - Bukaq.
Ekzistojnë rrënoja antike, në formë tume, matanë lumit, rrëzë malit, te Prroni i Kishës, ku ka varreza të vjetra, si dhe rrënoja tjera Vojnicë (Vinice) afer Rogës së Qarrit ku mendohet se është prodhuar vera. Në malet me qarre bungu vërehen trapa të vreshtave dhe deri vonë ka pasur ndonjë hardhi rrushi. Ekziston edhe mikrotoponimi Roga e Rrushullakit. Në Therraç (Therrasin antik), një km. larg kishës është zbuluar ujësjellësi me gypa bote, të cilët i kanë gjetur bujqit duke lavëruar në arën Te Stani i Hamzagës.
Po ashtu, pak më larg, në Arën e Ndrekës së Therraçitr është një mur i.trashë themeli, me gurë e horasan dhe aty pranë një krua buzë lumit, që quhet Kroni i Bracit.
Therraçi shtrihet një gjatësi mbi 3 km përgjatë lumit që vjen nga Buzhala. Ka disa tuma dhe shumë copëza tullash e tjegullash. Përballë tij në.anën tjetër të lumit, shtrihen Rezoret, ndërsa në vazhdim të Theraqit, më poshtë, po ashtu pranë lumit është Serusha.
Mendohet se dikur në livadhet e sotme të Rezorve ka ekzistuar një vendbanim, banorët e të cilëve janë shpërngulur në Vojvodinë, sigurisht kanë qenë banorë të krishterë iliro-dardan që nuk kanë pranuar të islamizohen. Pasardhësit e këtyre banorëve, me takimet e tyre që kanë pasur me pleqtë e Bukoshit para 80 vitesh në Beograd, kanë pranuar se aty pranë Therrasit gjendet një bunar, por banorët e sotem të fshatit nuk e dinë. Kjo është përcjellë brez pas brezi.
Në dokumenet e shkruara mesjetare nuk e kemi hasur me këtë emër. Si duket ishte i regjistruar me ndonjë emër tjetër, apo ishte i braktisur. Mirëpo, fjala është për këtë të paren.
Mikrotoponimet karakteristike në këtë vendbanim janë: Therraq, Senush, Kajbi, Nënkalun, Mikatenë, Arat e Hamzagës, Fusha e Malliu Roga e Qarrit, Arat e Shpatit, Mrizet, Kroni i Livadheve, Kroni, Lejthisë, Livadhet e Buta, Qarri, Rroga e Madhe, Rroga e Butë, Roga e RnunbuUakët etj.
Me emrin Bokosh, përkatësisht Bukosh është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë kanë pas ikur 30-40 burra në Shqipëri, por janë kthyer më vonë.
Shënimet statistikore:
rreth vltit 1879 kishte 12 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 227 banorë;
në vitn 1.918 - 24 shtëpi me 244 banorë shqiptarë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 23 shtëpi me 242 banorë;
në vitin 1948 - 43 shlëpi me 375 banorë,
në vitin 1953 - 52 shtëpi me 445 banorë;
në vitin 1961 - 59 shtëpi me 560 banorë shqiptarë,
në vitin 1971 - 79 shtëpi nie 767 banorë
në vitin 1981 - 89 shtëpi me 1004 banorë shqiptarë.
Para luftës së viteve 1998-99, sipas shënimeve të marr në fshat, kishte 167 familje me 1650 banorë shqiptarë. Në vitin 2000, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal kishte 1550 banorë. Më 27 shtator 1998 dhe në fund të muajit maj 1999 janë djegur 159 shtëpi dhe kulla e Zybëve e ndërtuar në vitin 1880. Është djegur ndërtesa e shkollës dhe biblioteka e saj me rreth 2000 libra, ambulanca, më se 30 biblioteka private me rreth 2000 libra dhe krijime të tjera artistike. Nga agresori serb në muajin maj 1999 në oborrin e shkollës janë pushkatuar 24 persona.
Nga ky fshat kanë pësuar 11 persona (fëmijë, pleq, të rinj, dhe 2 luftëtarë të UÇK-së). Tre persona nga ky fshat janë zhdukur. Gjatë muajve mars-qershor 1999 janë larguar nga fshati dhe deportuar me dhunë më 3 prill deri më 23 maj gjatë ofenzivës 1570 banorë. Në këtë fshat kanë mbetur 70-80 luftëtarë të UÇK-së.
*****************************************************************
Bungaja (Dvorani)
Ky fshat shtrihet rreth 9 km në juglindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Ndodhet në afërsi të maleve, shtëpitë janë në rrafsh. Në mes të fshatit kalon lumi.
Familjet: Aliu, Krasniqi, Ahmeti, Bajselmani etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Shkoza, Bregu, Bagremat, Ramnishta, Rodoçina, Verrishta, Pusi i Konopit, Nahija e Dvoranit, Vorret e "P(B)ytyçit" (Vorret e Fanëve) etj.
Në largësi të fshati rreth 1 km në lindje, në mal, në vendin Maor ekzistojnë gjurmë të gurëve të shtëpive të moçme si vendbanim. Nuk dihet se kush ka banuar në atë kohë, e që mund të jetë vendbanim i vjetër ilir. Në fshat ekzistojnë gjurmët e një kishe që thuhet se është kishë ilire.Vendi i varrezave të banorëve shqiptarë nga serbët është quajtur Varret e Fanëve, ndërsa nga shqiptarët e vjetër quhen Vorret e Pytyçëve (Bytyçëve). Kjo të jep të kuptojmë se ky vend ka qenë i banuar me fane (katolik shqiptarë) që ka të bëjë edhe me kishën, i banuar me popullatën e fisit Bytyç. Në fshat është zbuluar gypi botës i cili e ka sjellë ujin në fshat.
Në dokumentet e shkruara përmendet në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Më vonë përmendet në një dokument kishtar në vitin 1560. Si duket ky vendbanim një kohë ishte i braktisur. Popullata serbe sipas J. Cvijiqit vendosët para 200, 100 dhe 80 viteve.
Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (131l h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h), është i regjistruar me emrin Idvoran, përkatësisht Ajdoran.
Familja e parë shqiptare - Aliu vendosët në këtë fshat para 100 viteve, e ardhur nga.fshati i afërt Gurkuq (Maqitevë). Kjo familje një kohë të gjatë ishte e vetmja familje shqiptare. Mirëpo, kjo familje kishte përherë presion. Kështu, duhet theksuar se rreth vitit 1920 ndodhi vrasja e Rexhep Abazit i quajtur Rexha i cili është vrarë nga dora kriminale serbe në rrethana të panjohura me qëllim presioni vetëm për tu shpërngulur nga ky fshat, sepse ishte e vetmja familje shqiptare në këtë fshat në këtë kohë. Babai i Rexhës u hakmarr duke e vrarë kriminelin.
Që nga vitet e pesëdhjeta të shek. XX dhe më vonë disa. familje shqiptare të ardhura nga fshati malor Gurkuq (Maqitevë) filluan të vijnë dhe të vendosën në këtë vendbanim, siç ishin Krasniqi, Ahmeti dhe Bajselmani.
Nga ky vendbanim disa familje janë shpërngulur në fshatrat Sopi e Caparc.
Shënimet stalistikore:
rreth vitit 1879 kishte 24 shtëpi serbe;
në vitin 1903 janë regjistruar 20 shtëpi serbe;
rreth vitit 1905 - 24 shtëpi serbe;
në vitin 1913 - 394 banorë;
në vitin 1918 - 24 shtëpi serbe me 262 banorë;
në vitin 1921 - 25 shtëpi me 394 banorë,
në vitin 1928 - 25 shtëpi me 266 banorë;
në vitin 1948 - 53 shtëpi me 431 banorë;
në vitin 1953 - 61 shtëpi me 467 banorë;
në vitin 1961 - 63 shtëpi me 518 banorë (23 shqiptarë, 495 serbë);
në vitin 1971 - 68 shtëpi me 444 banorë (24 shqiptarë, 420 serbë);
në vitin 1981 - 68 shtëpi me 444 banorë (64 shqiptarë, 380 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar 293 banorë serbë. Shqiptarët e kishin bojkotuar këtë regjistrim.
Para agresionit serb në vitet 1998-99 fshati kishte pasur 17 shtëpi me 192 banorë shqiptarë dhe 69 shtëpi serbe me rreth 230 banorë. Nga sulmet serbe në vitin 1999 në këtë fshat u shkatërruan apo u dogjën të gjitha shtëpitë shqiptare dhe objektet ndihmëse, ndërsa, pas kthimit të popullatës shqiptare në qershor 1999 edhe popullata serbe largohet dhe kështu shkatërrohen të gjitha shtëpitë, objektet ndihmëse dhe kisha e tyre. Janë vrarë nga ky fshat 4 burra shqiptarë. Më 28.03.1999 pjesa më e madhe e banorëve mbeti nëpërmale, ndërsa disa u deportuan në Shqipëri.
*****************************************************************
Çadraku
Vendbanimi i cili shtrihet në shpatijet jugore të malit të Caralevës, rreth 15 km në verilindje të Therandës.
Është vendbanim i ndarë në tri lagje kryesore, të tipit të grumbulluar: Kodra (Kodra, Guri), Tafolli dhe Vrella.
Është vendbanim i vjetër, çka dëshmohet me gjurmë arkeologjike dhe mikrotoponimet e ruajtura, si p.sh. Rrasa e Kishës, Lugu i Kishës, Ara e Kishës që gjendën në mes të lagjes Kodra dhe Tafolli, Kulla (në veriperëndim të fshatit), pastaj mikrotoponimet - Lugu i Grave, Lugi i Mulla Ademit, Zabeli i Muhaxherit, Ara e Muhaxhirit, Pylla e Muhaxhirit etj.
Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës së Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Si duket ky vendbanim një kohë braktiset. Sipas, gojëdhënës, rithemelohet nga tre vëllazër, nga të cilët njëri vendoset këtu, njëri në fshatin e afërt Gjytet (Grejçec) dhe tjetri në fshatin Trolli (Dragaçinë).
Në lagjen e sotme Vrella, që e merr emrin në bazë të burimit - gurrës, pas vitit 1878 vendoset një familje shqiptare muhaxhire e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, rrethi i Leskocit. Ai lokalitet quhet edhe Pojataxhi, pasi që aty më parë ishin pojatat e banorëve të fshatit (Adem Kurtit). Aty familja Guri vendosët në Pojatë. Mirëpo, banorët e kësaj lagje shpërngulën në Malësia e Vogël (Radostë) të Rahovecit dhe pronat i blen familja muhaxhire e cila një kohë të shkurtër kishte qëndruar në fshatin Apterushë të Rahovecit. Ajo këtu në fillim kishte ardhur si mjeshtër i ndërtimit të shtëpive dhe pas një marrëveshje e blen atë tokë dhe vendoset këtu. Disa banorë të kësaj familjeje më vonë shpërngulën në fshatin Talinoc të Ferizajit.
Me emrin Çajdrak është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhc të vitit 1900 (1318 h).
Pas vitit 1912 pushteti serb përdori dhunën dhe vrau disa banorë të fshatit me qëllim të detyrimit për shpërngulje, por nuk ia arriti dot qëllimit.
Shumë banorë të këtij vendbanimi u shpërngulën në vise të ndryshme të Kosovës, që edhe sot e ruajnë mbiemrin e fshatit.
Shënimet stafistikore:
në vitin 1879 kishte 9 shtëpi shqiptare;
sipas shënimeve të vitit 1913 - 243 banorë,
në vitin 1918 - 20 shtëpi me 179 banorë shqiptarë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 21 shtëpi me 190 banorë;
në vitin 1948 - 33 shtëpi me 269 banorë;
në vitin 1953 - 32 shtëpi me 287 banorë;
në vitin 1961 - 37 shtëpi me 304 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 32 shtëpi me 331 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 -33 shtëpi me 338 banorë shqiptarë
Para agresionit serb fshati kishte 33 familje me 329 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 335 banorë. Nga 52 shtëpi sa kishte fshati vetëm 2 nuk janë djegur. Dy persona (babë e bijë) janë mbytur në mars të vitit 1999 nga granatimët.
Në këtë vendbanim një kohë ishte edhe njësiti i Divizionit vëzhgues të UÇK-së. Popullata në fillim është larguar nga fshati më 24 shtator 1998, ku kthehet më 15 prill 1998. Mirëpo, më 10 maj 1999 deportohet në Shqipëri, pos dy familjeve që qëndrojnë nëpër male.
*****************************************************************
Dardha (Sllapuzhani)
Shtrihet rreth 5 km në veri të Therandës. Është vendbanim kodrinor i tipit të gumbulluar.
Sipërfaqja: 610 ha, 56 ari, 40 m.
Mikrotoponimet më karakteristike: Çukarka, Lama e Lonës, Ara e Haxhës, Rrezore, Livadhet, Pritat, Frashna, Shahint, Grabi, Guri i Ukit, Çuka etj.
Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim: Sylaj, Bashaj, Jahaj, Elshani, Bytyçi etj.
Sipas shënimeve të marra në terren, thuhet se afër këtij vendba-nimi kanë ekzistuar tri vendbanime të vjetra. Vendi ku ndodhet sot fshati nuk është vendi i themelimit të tij. Mendohet se në fillim fshati ndodhej në bregore (çukë). Aty gjendje një pus nga i cili është marrë uji, gypat prej balte të pjekur që e kanë përcjellë ujin nga burimi. Pjesë të gypave aty hasen edhe sot. Popullata është tërhequr nga bregorja, për shkak të paksimit të ujit dhe erërave të forta. Varrezat e bregorës ndodhen në Arën e Haxhës. Vendbanimi tjetër ndodhej në vendin e quajtur - Livadhet, që thuhej se është më i vjetër se ai i bregorës. Në mes tij kalonte lumi. Varrezat e këtij vendbanimi ndodhen tek Laina e Lonës. Sipas fjalëve të popullit vendbanimi i tretë ka ekzistuar në pjesën lindore të bregorës. Në mes të fshatit kalonte rruga e cila e lidhte Prizrenin me Prishtinën, që dëshmohet me gurët e kalldërmit të zbulara në hyrje dhe dalje të fshatit.
Në dokumentet e shkruara përmendet si Zdplzhan në kartën e Car Dushanit të vitit 1348. Në arkivin e Manastirit të Hilandarit ruhet një aktgjykim ku përmendet një banorë i këtij vendbanimi.
Për një periudhë të gjatë nuk kemi shënime për këtë vendbanim. Ndoshta, ishte i braktisur, ose ishte regjistraar me ndonjë emër tjetër.
Me emrin Zablojan, përkatësisht Zaplluzhan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në vendin e quajtur Çukë (Gllaviqicë) ekzistojnë disa gurë shumë të rëndë, që thuhet se' aty ka qenë një shkritore e metaleve.
Shumë banorë të fshatit kishin pësuar gjatë sundimit osman (Lufta ruso-turke 1875 në Pleme të Bullgarisë), gjatë sundimit bullgar, 1916 në Kërçovë, gjatë sundimit serb, etj.
Dy familje nga Shqipëria kanë ardhur dhe janë vendosur në këtë vendbanim.
Shënimet statistikore:
me emrin Zapluzhani, rreth vitit 1871 ishin të regjistruar 13 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 kishte 334 banore;
në vitin 1919 - 29 shtëpi shqiptare me 203 banorë;
në vitin 1921 - 30 shtëpi me 290 banorë;
në vitin 1948 - 48 shtëpi me 354 banorë;
në vitin 1953 - 56 shtëpi me 395 banorë;
në vitin 1961 - 64 shtëpi me 454 banorë (453 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 73 shtëpi me 626 banorë (625 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 74 shtëpi me 862 banorë shqiptarë.
Para sulmeve serbe mbi këtë fshafgjatë viteve 1998-99, kishte 128 ekonomi familjare, përkatësisht 160 shtëpi banimi me 38 shtëpi ndihmëse, 45 oda, 3 sharra, 7 shitore, 2 servise, 4 punëtori, 44 pleme dhe 59 shtalla dhe 1371 banorë shqiptarë. Janë shkatërruar apo djegur më se 144 shtëpi dhe pothuajse të gjitha objektet ndihmëse, ekonpmike, zejtare etj. Shkolla dhe xhamia janë demoluar. Në. ofensivën e 28 korrikut 1998 humbën jetën 5 fshatarë. Kanë vdekur dy foshnje. Në luftimet e 8 janarit 1999 humbi jetën një fëmijë. Në vitin 1999 janë vrarë 9 persona (në mesin e tyre edhe dëshmorë). Dy persona jaiië lë zhdukur. Është masakruar komandanti i njësitit të UÇK-së të këtij fshati. Popullata më 2 prill 1999 deportohet në Shqipëri.
*****************************************************************
Dardhishta (Krushica)
Ky vendbanim është i ndarë në dy vendbanime të cilat janë mjaft larg njëra prej tjetrës. Dardhishta e Epërme që gjendet në veri tc Budakovës dhe Dardhishta e Poshtme në perëndim të Budakovës, përkatësisht që të dy k ëto vendbanime në lindje te qendrës komunale të Therandës. Guri i Madh e ndan lagjen Buçaj të fshatit Budakovë nga Dardhishta e Epërme.
Dardhishta e Poshtme duhet të jetë më e vjetër. Ndërsa, Dardhishta e Epërme është themeluar me vonë, thuhet gjatë kohës së sundimit osman. Këtu jeton kryesisht familja Kadriaj (e ndarë në vëllazëri Demaj, Shabanaj dhe Zeqiraj). Kjo familje në fillim quhet Kodraj, në bazë të kodrës ku ishin vendosur së pari.
Në Dardhishtën e Poshtme, thuhet se vendbanimi i vjetër ka qenë në lagjen e sotme të Maliqëve. Në një livadh (në mes të Lumarit (Reçanit) e Dardhishtës) mund të gjendën mbeturina të tjegullave, tullave, gurëve etj., që dëshmon se mund të ketë qenë i banuar) Në jug të fshatit, në anën e epërme të Udhës së Latinëve ndodhet i ashtuquajtur Guri i Shkruar ose Guri Latin. por në te nuk ka asnjë gjurmë të shkrimit. Është ruajtur edhe mikrotoponimi Udha e Latinëve që kalonte nëpër Dardhishtën e sotme të Poshtme dhe shkonte për Bukosh. Në këtë këtë vendbanim - Dardhishta e Poshtme - janë ruajtur edhe mikrotoponimet: Livadhi i Demë Nikës, Ara e Stakës, Mali Shubot, Vneshta, Ara e Metës, Ara e Gegës, Ara e Zanit etj.
Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e Car Dushanito) dhe në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës, i varur nga Prizreni të vitit 1485 ku kishte 14 shtëpi, 8 beqarë e 3 të veja.
Me emrin Kroshiçe, përkatësisht Krushevicë është i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Ky vendbanim (Dardhishta e Poshtme) ka pësuar gjatë historisë, është djegur gjatë pushtimit bullgar në Luftën e Parë Botërore. Sipas deklarimit të banorëve, disa ushtarë bullgarë kërkojnë femra nga ky fshat që t'i keqpërdorin. Të rinjtë e fshatit në vend të femrave ua kthejnë pushkën dhe i vrasin ushtarët bullgarë. Si shenjë hakmarrjeje e djegin fshatin.
Shënimet statistikore:
në vitin 1879 kishte 25 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 236 banorë;
në vitin 1918 - 30 shtëpi shqiptare me 174 banorë;
sipas regjistrimit tjetër të vitit 1921 - 29 shtëpi me 208 banorë;
në vitin 1948 - 43 shtëpi me 332 banorë;
në vitin 1953 - 18 shtëpi me 134 banorë.
në vitin 1959 administrativisht është ndarë në dy vendbanime: Krushica e Epërme dhe Krushica e Poshtme.
Dardhishta e Epërme (Krushica e Epërme):
Shtrihet rreth 13 km në lindje të qendrës komunale Therandës, përmbi, përkatësisht në veri të fshatit Budakovë, që edhe mund të konsiderohet edhe si lagje e. tij. .Është vendbanim i tipit të shpërndarë. Në të jeton familja Kadrijaj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1961 kishte 19 shtëpi me 158 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 19 shtëpi me 175 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 20 shtëpi me 231 banorë shqiptarë.
Para agresionit të fundit serb Dardhishta e Epërme kishte rreth 34 shtëpi me 350 banorë. Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 28 shtëpi dhe objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Nga ky vendbanim janë vrarë 3 persona. Popullata ishte dëbuar nga fshati.
Dardhishta e Poshtme {Krushica e Poshtme):
Shtrihet rreth 8 km në lindje të qendrës komunale të Therandës. Është vendbanim i tipit të shpërndarë. Jetojnë familjet Maliqi, Jasharaj, Selmanukaj. Këto dy lë fundit kanë ardhur nga Budakova, ku e kanë gjetur familjen Jashari.
Shënimet statistikore:
në vitin 1961 kishte 31 shtëpi me 253 banorë (250 shqiptarë. 3 të tjerë);
në vitin 1971 - 40 shtëpi me 344 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 50 shtëpi me 436 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb në vitet 1998/99 fshati kishte 112 shtëpi me 742 banorë shqiptarë. Nga sulmet! barbare serbe janë djegur 109 shtëpi të banimit dhe objektet tjera ndihmëse dhe ekonomike. Nga ky vendbanim janë vrare 3 banorë (1 dëshmor e 2 civilë). Popullata ishte larguar nga fshati në korrik të vitit 1998, disa ishin strehuar në fshatrat tjera e shumica ishin deportuar në Shqipëri.
*****************************************************************
Duhla
Vendbanim në shpatet perëndimore të malit të Caralevës, rreth 8-9 km në verilindje të Therandës. Fshati është i ndarë në disa lagje mjaft larg njëra tjetrës. Shtëpitë nëpër lagje kryesisht janë të grumbulluara.
Fshati përbëhet kryesisht prej këtyre lagjeve: Sopa (Çatani, Perteshi, Shukolli), Graishta (Shukolli, Perteshi, Rrafshi etj.), Bajramselimi, Mahalla e Lugut (Lugu, Perteshi) dhe Mahalla e Rrafshit (Rrafshi). Nëpër çdo lagje jetojnë familjet të ndryshme. Sikurse në çdo vendbanim të Kosovës edhe këtu ka lëvizje të popullsisë, p.sh. familja Partesh, thuhet se kanë ardhur nga fshati Partesh i komunës së Gjilanit.
Mikrotoponimet më karakteristike: Qafa e Duhlës, Gorujë, Livadhet e Dabiqit, Kulla, Biraç, Te Kisha, Mas Pojate, Ara e Madhe, Shpajat, Rrahinat, Rrafshi i Zabelit, Përroni i Keq, Shpati i Rekës, Mas Kodre, Te Vneshtat e Moçme, Arashka, Kroni i Studencit, Kroi i Dalinës, Graishta, Livadhi i Gatë, Rahovenë, Të Mrizet, Klysyra, Vogevina, Ledina e Madhe dhe e Vogël, Sallatakrushë etj.
Për krijimin, zhvillimin dhe pozitën gjeografike të Duhlës ka pasur rëndësi të madhe rruga e vjetër romake e cila e lidhte bregdetin e Shkodrës nëpër Therandë, Duhël e Ulpianë, ku kjo rrugë tregtare nga bregdeti takohej me rrugën e Bosnës. Duke u bazuar në mikrotoponimin Gradishta etj., mund të konstatohet se këtu dikur ishte ndonjë qytet, kështjellë, e ndoshta që nga koha romake, duke u bazuar se nëpër këtë vendbanim strategjik ka kaluar rruga romake, e cila në atë kohë kishte rëndësi të madhe. Ndërsa, sipas traditës popullore të popullatës vendëse të cilët thonë: ".. se në kohë të vjetra këtu ka qenë një qytezë a madhe, ku maca ka kaluar prej kulmi në kulm nga Qafa deri të Suhareka..." . Siç po shihet këtu dikur ishte një vendbanim i madh. ase qytet i fortifikuar me qëllim të ruajtjes së Grykës së Caralevës.
Në lashtësi trevat e Kosovës përfshiheshin në Mbretërinë ilire të Dardanisë. Ato pasqyrohen në hartat e Ptolemeut (shekulli II pas Krishtit 87-150) te vepra "Gjeografia" etj. Në ato harta paraqitet edhe vendbanimi Thermidova që disa e ubifikojnë me fshatin Duhël.
Në lokalitetin e këtij vendbanimi ka gjurmë të shumta të vendbanimit të hershëm. Kështu në Qafë të Duhlës në vendin e quajtur Selishtë ka gjurmë të lokalitetit të vjetër dhe thuhet se ka ekzistuar një kishë e vjetër. Në vendin Divjak, në lagjen Sopa, në lokalitetin Dobukdo dalin gurë të themeleve të shtëpive dhe është gjetur një gjilpërë e madhe e ashtit. Pothuajse në tërë lokalitetin ka varreza të moçme, si p.sh. në lagjen Sopa. Thuhet se në vendin Te Gurët e Verdhë ka qenë një kishë katolike, që sot është ruajtur mikrotoponimi Te Kisha.
Sipas legjendës, thuhet se katër vëllezër nga ky fshat i bënë rezistencë ushtrisë turke. Mirëpo, në luftë e sipër mbetën të vrarë 3 vëllezër, përveç vëllaut të katërt Zefit dhe motrës Dalina. Dalina ishte mbikëqyrëse e kishës shqiptare katolike e ndërtuar në periudhën iliro-shqiptare, ku edhe sot ekzistojnë gjurmët e saj. Po në këtë kishë Dalina e ruajti të vetmin vëlla Zefin. Ushtria turke deshi ta rrënoj këtë kishë dhe t'i vras motër e vëlla. Por, pas shumë lutjeve që ua bëri Dalina, ua falën jetën, me kusht që Zefi të ndërroj fenë e të bëhet mysliman. Nga ajo kohë është ruajtur mikrotoponimi Kroi i Dalinës. Mirëpo, pushteti serbë më vonë këtë mikrotoponim ishte munduar të sllavizoj, duke e quajtur Kroji Dolina.
Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Duhle në kartën e Shën Arkangjelit të Car Dushanit të vitit 1348. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Duhila kishte regjistruar 11 shtëpi e bashtina dhe 7 beqarë. Në këtë rëgjister kadastral ishte regjistriiar edhe Trullishta Divjak pranë fshatit Duhël.
Në një hartë austriake të vitit 1689 është i regjistruar vendbanimi: Dulja e Epërme dhe Dulja e Poshtme.
Udhëpërshkruesi françez Ami Bou duke kaluar nëpër këtë vendbanim në vitin 1837 në mes tjerash shkruan: "Pak më në jug nën grykë është fshati shqiptar Dulja me rreth 20 shtëpi të shkapërderdhura, të cilat ishin të mbuluara me rrasa, ndërsa në mes tyre nuk kishte rrugë". Në udhëpërshkrimin e tij M. Milojeviq rreth vitit 1875 thekson se Dulja i ka 26 shtëpi shqiptare e 4 serbe. Shënimi tjetër, të cilin e jep gjeneralshtabi austro-hungarez për nevoja ushtarake në përshkrimin e vendeve në Sanxhakun e Plevles dhe Vilajetin e Kosovës, për Dulje shkruan se është në të dy anët e rrugës, e shpërndarë më, grupe të vogla, me gjithsej 60 shtëpi shqiptare. E ka stacionin e xhandarmërisë në vendin Biraq. Në vitin 1879 i shënon 20 shtëpi, nga të cilat 16 shqiptare dhe 4 serbe. (Fjala është për shtëpitë shqiptare katolike. J. Cvijiqi në vitin 1910 kishte takuar 6 shtëpi serbe. Pra, siç po shihet jipen shënime kontradiktore, ndoshta edhe të pasakta. Mirëpo, duhet theksuar se autorët serbë shtëpitë shqiptare të konfesionit katolik i regjistronin si serbe, prandaj shënimet e Millojeviqit, Cvijiqit etj., duhet marrë rne rezervë.
Vendkalimin nëpër Duhël, përkatësisht nëpër Grykën e Caralevës e përmendin shumë udhëpërshkrues, duke e përshkruar si të rrezikshëm. Për sigurimin e këtij vendkalimi pushteti osman kishte ngritur rojën e përhershme, përkatësisht stacionin e xhandarmërisë në vendin Biraq, përkatësisht Kulla.
Me emrin Dohle, përkatësisht Duhla është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë historisë, sidomos gjatë sundimit osman, si dhe pas pushtimit nga pushteti serb, ky fshat kishte pësuar shumë herë. Këtu kishin kaluar ekspedita të shumta të pushtuesve të ndryshëm. Flitet se disa shtëpi të fshatit i kishte djegur pushteti bullgar në vitin 1917. Nga e ashtë quajtura Zia e Bukës nga ky vendbanim kishin vdekur 19 banorë.
Në këtë vendbanim jeton popullata shqiptare vendëse. Mirëpo, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 30 familje kolone serbe. Familjet kolone sllave u vendosën në Qafë të Duhlës dhe në vendin Biraq, në pronat e shqiptarëve, sidomos livadhet, si dhe ua morën pyjet. Në fillim të vitit 1941 kolonët u larguan dhe nuk janë kthyer më. Në këtë lokalitet u vendosën shumë kolonë. Kështu, sipas një dokumenti arkivor, Drejtorati Agrar i Qarkut të Prizrenit më 20.VII. 1931, i jep Aleska Arangjeloviqit nga Bresançiqi, rrethi i Prokuplës, në ngastrën e fshatit Dulje, rrethi i Podgurit, me një sipërfaqe që kap 12,35 ha.
Nga ky vendbanim shumë banorë janë shpërngulur në Prizren, Therandë, fshatrat Kraishtë, Talinofc, Shtime, etj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1913 kishte 411 banorë;
në vitin 1919 - 41 shtëpi me 304 banorë (35 shtëpi shqiptare myslimane me 273 banorë dhe 6 shtëpi serbe me 31 banorë);
sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1921 - 52 shtëpi me 477 banorë;
në vitin 1948 - 84 shtëpi me 564 banorë;
në vitin 1953 - 89 shtëpi me 649 banorë;
në vitin 1961 -102 shtëpi me 722 banorë (640 shqiptarë, 71 serbë, 11 të tjerë);
në vitin 1971 - 106 shtëpi me 881 banorë (880 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 133 shtëpi me 1230 banorë, (1229 shqiptarë, 1 mysliman).
Para agresionit të pushtetit serb, sipas shënimeve të marra në fshat, në vitet 1998-99, ky vendbanim kishte 1854 banorë shqiptarë. Nga 210 shtëpi (të 165 familjeve), vetëm 17 shtëpi nuk janë djegur e shkatërruar. Janë djegur e demoluar pothuajse edhe të gjitha objektet tjera ndihmëse dhe ekonomike. Është dëmtuar edhe shkolla dhe ambulanca e fshatit. Janë të vrarë nga ky fshat 15 persona një dëshmor, pleq dhe të rinj). Popullata ishte dëbuar nga fshati.
*****************************************************************
Dushkaja (Dubrava)
Shtrihet rreth 7 km në juglindje të Therandës, në një fushë të rrafshtë. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Familjet: Gashi: Ramadanët (Zmakajt) dhe Rrustemët (Qartë), Malokët (Cingaj), Maliqajt (Limanët, Hajdinët), Krasniqët (Binakët), Kaçanikët (romë) etj.
Sipas traditës thuhet se tre vëllezër janë shpërngulur nga Qafa e Prushit, prej të cilëve njëri prej tyre ka ardhur këtu para qindra Viteve dhe ka krijuar vendbanim. Kur ka ardhur ky këtu nuk kishte asgjë, ishte pyll dhe e çeli dhe u vendos, dukc krijuar si vendbanim.
Sipas një burimi tjetër, thuhet se fshati është themeluar rreth viteve 1450 prej gjashtë barqeve dhe ishte në kuadër të fshati Sopi. Ai lokalitet ishte plotësisht malor, për çka dëshmohet që edhe sot, një lagjet e këtij fshati e mban mbiemrin Malok.
Në vendbanim janë ruajtur kryesisht këto mikrotoponime: Zabeli i Begut, Prroi i Keq, Livadhi i Mustafë Agës, Ara e Ukës, Arat e, Ibishit, Dubiçaku, Vrella.
Thuhet se kohën e fundit të sundimit osman dhe më vonë llogaritej si lagje e fshatit Sopi.
Në këtë vendbanim shqiptar në vitin 1926 u kolonizuan 3 familje kolone serbe me 16 anëtarë. Ato familje ishin vendosur në tokat rreth fshatit.
Shënimet statistikore:
në vitin 1913 ishte regjistruar siiagje e fshatit Sopi dhe së bashku i kishin 603 banorë;
sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1921 kishte 8 shtëpi me 85 banorë;
në vitin 1948 - 21 shtëpi me 171 banorë;
në vitin 1953 - 26 shtëpi me 187 banorë;
në vitin 1961 - 30 shtëpi me 260 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 35 shtëpi me 361 banorë (360 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 64 shtëpi me 540 banorë shqiptarë.
Para vitet 1998-99, sipas shënimeve të marra në terren, fshati kishte 139 shtëpi me 1024 banorë shqiptarë. Në bazë të shënimeve të Kuvendit komunal në vitin 2000 kishte 1125 banorë. Nga agresori serb janë djegur 126 shtëpi, prej tyre edhe 26 objekte të tjera përcjellëse. Nga ky fshat, për liri kanë rënë dy dëshmorë dhe 1 person është i zhdukur.
*****************************************************************
Gelanca
Ky vendbanim shtrihet rreth 8 km në jug të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një pjesë të rrafshët, që thuhet se afër ishte tokë moçalike. Këtu takohen dy lumenjtë Shushica dhe Lumi i Bardhë që bashkohen në këtë fshat.
Në këtë lokalitet, përkatësisht në pjesën qendrore të fshatit janë zbuluar disa varreza të vjetra me gurë të mëdhenj dhe në to është gjetur një unazë.
Në veri të këtij lokaliteti ka ekzistuar vendbanimi i vjetër i quajtur Tarazhda. Tarazhda përmendet në kartën e shenjëtërve Mihal dhe Gabriel te Prizreni të vitit 1348 gjatë caktimit të mexhëve me fshatin Nistra. Lokaliteti i Tarazhdës është shtrirë prej Gjinocit kah Gelanca, Caparci e deri në Novak. Sot, ato pjesë kryesisht janë vreshta.
Mikrotoponimet më karakteristike në këtë vendbanim: Pojatina, Leska, Tarazhda, Atava, Kopliku, Masbregu etj.
Në burimet e shkruara e hasim si vendbanim në një hartë austriake të hartuar më vonë në bazë të shënimeve të vitit 1689. Thuhet se banorët e parë në këtë vendbanim ishin disa familje rome. Disa familje të vjetra shqiptare myslimane e katolike dhe një serbe ishin shpërngulur nga ky vendbanim, ndërsa, familjet e sotme kryesisht kanë ardhur nga Grejkoci (prona të të cilëve ishin këto toka), pastaj nga Budakova, Gurkuqi (Maqiteva), Çadraku, Dardhishta (Krushica), Jezerci dhe një familje nga Luma etj.
Me emrin Glançe, përkatësisht Galanqa është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Prej vitit 1926 - 1927 në lokalitetin Gelanca - Novaka u kolonizuan 4 familje koloneme 21 anëtarë.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 9 shtëpi (8 shqiptare - 3 myslimane e 5 katolike, 1 serbe);
në vitin 1913 – 161 banorë;
në vitin 1918 - 22 shtëpi me 133 banorë (20 shtëpi shqiptare katolike me 111 banore dhe 2 serbe me 12 banorë);
në vitin 1921 – 16 shtëpi me 147 banorë; në vitin 1948 - 29 shtëpi me 184 banorë;
në vitin 1953 - 54 shtëpi me 332 banorë;
në vitin 1961 - 66 shtëpi me 490 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 79 shtëpi me 721 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 103 shtëpi me 1027 banorë shqiptarë.
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar edhe 42 banorë egjiptasë.
Në vitin 1999, sipas shënimeve të marra nga banorët vendorë, fshati kishte 165 shtëpi me rreth 1700 banorë (130 familje shqiptare dhe 35 egjiptase).
Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitit 2000 kishte 1715 banorë, kuptohet shqiptarë.
Fshati i shpëtoi agresionit serb, përveç tri dyqaneve afër rrugës së asfaltuar Prishtinë-Prizren që janë shkatërruar. Një banor i fshatit është vrarë nga granatimet. Një pjesë e popullatës së fshatit më 3 prill 1999 është dëbuar në Shqipëri, kurse gjysma tjetër ka mbetur në fshat,
*****************************************************************
Grykosi (Grejkoci)
Vendbanimi shtrihet rreth 11 km në jug të Therandës, rrëzë kodrave malore i lëshuar në pjesën e rrafshët, i tipit pjesërisht të shpërndarë.
Në këtë vendbanim jetojnë këto familje kryesore: Zenelaj, Kicaj. Beqiraj, Tafaj, Selimaj, Haxhaj etj.
Është vendbanim i vjetër. Këtu gjatë lërimit të një are më 1984, u gjet një pitas i madh i periudhës romake. Pranë xhamisë deri vonë kanë qenë themelet e një kishe ilire, mirëpo, kjo bie ndesh me thënien e popullit - gojdhënës se banorët e Grykosit kanë ardhur nga Shtatinoci para 3-4 shekujve. Pranë kishës ka pasur lisa të cilët më nuk ekzistojnë. Gjurmët e kishës janë zhdukur. Në popull flitet se këtë kishë e kanë vizituar shumë vite më herët priftërinj ortodoksë nga për qëllime të caktuara.
Në popull qëndron gojëdhëna rreth gjenezës së fshatit, ku thuhet se fshati i sotëm është themeluar (ri themeluar) para 3-4 shekujve. Banorët e këtij fshati kanë ardhur nga fshati Shtatinoc (tani i zhdukur), që gjendet 2 km në perëndim të Grykosit (Grejkocit). Sipas gojëdhënës në këtë fshat paska rënë një epidemi, kolerë, dhe shumë banorë paskan gjetur vdekjen. Kjo ndoshta ka ardhur si pasojë e ujit të dobët. Njerëzit ishin dobësuar shumë. Atyre u kishin mbetur vetëm kockat. Për t'i shpëtuar zhdukjes totale, ata të cilët kanë mbetur gjallë thonë njëri tjetrit - ngri kockat dhe ik afër malit. Si arsye ka qenë se në vendbanimin e ri, uji ishte i pijshëm, ajri i freskët dhe terreni më i përshtatshëm për banim. Prandaj, nga shprehja ngri kockat ka ardhur shprehja Grejkoc. Bile edhe sot të vjetrit e shqiptojnë Ngrikoc. Banorët kanë ardhur nga fshati i braktisur Shtatinoc.
Është karakteristike se mikrotoponimet e viseve malore janë në shqip, ndërsa ato fushore janë të përziera. Si mikrotoponime karakteri-stike janë: Dushkaja, Hija e Druve, Hija e Gjonë, Hija e Ngushtë, Kroni i Grave, Prroni i Keq, Skrepi i Madh, Skrepi i Vogël, Guri i Livadheve, Ashta e Keqe, Te Lisat e Kishës, Te Kisha e Haxhëve, Laku i Magarit, Kroi i Bardhë, Kroni i Sumbullores, Kroni n 'Kodër, Ledina e Stanit, Rrafshi i Ufllave, Lami i Lopëve, Xhehnemi, Lami i Dhive, Guri i Orlave, Boka e Kuqe etj.
Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili mbahej prej vitit 1465.(5) Do theksuar se te një banor shqiptar i këtij fshati kah mesi i shekullit të kaluar (shek. XIX) është gjetur një "antinim" i kishës së fshatit Dobërdelan (tani Ilirion), të cilin e ruante me kurreshtje, sepse e konsideronte kishë të vetën. Ai e barte rreth gjoksit si hajmali. Ne të ishte shënimi i vitit 1564 dhe kriptogramet teologjike.
Me emrin Krajkovce është i regjistruar në një hartë austriake. të shënimeve të vitit 1689.
Me emrin Grajkofçe, përkatësisht Krajkofc është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Prej vitit 1912 e deri në vitin 1958 nga ky fshat migruan tri familje shqiptare (Lushaj dhe Neziraj) në Shqipëri të detyruar nga dhuna e terrori i pushtetit serb, përkatësisht jugosllav. Ndërsa, pushteti i njëjtë në anën tjetër për të realizuar qëllimin e parashtuar, dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimin e trevave shqiptal'e me elementin serb, në këtë vendbanim vendosi në tokat e fshatarëve shqiptarë 11 familje kolone nga i Zi dhe Serbia.(8)
Në fillim të vitit 1941, ushtarët serbë i lidhën të gjithë burrat për t'i pushkaktuar. Kmeti (kryeplaku) i fshatit Zenel Isufi i luste kot ushtarët që t'i shpëtonte shokët, serbët donin t'i vrisnin të gjithë. Kmeti e kishte vetëm një djalë, por edhe ai ishte i lidhur. Kur e kuptuan serbët se kryeplaku e kishte djalin aty, deshën ta lironin, por Zeneli u tha: O i lëshoni të gjithë, o ma vritni edhe djalin tim, se të gjithë i dua njësoj. Ushtarët vështruan njëri-tjetrin dhe në ato momente gjermanët dolën në Qafë të Duhlës, serbët ikën, fshatarët shpëtuan, ndërsa plaku i fshatit mbeti burrë i nderuar dhe me autoritet.
Shënimet statistikore:
të bazuar në shënimet statistikore rreth vitit 1879 kishte 25 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - së bashku me lagjen Muzhlak 694 banorë;
në vitin 1918 - 59 shtëpi shqiptare me 531 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 65 shtëpi me 543 banorë;
në vitin 1948 - 98 shtëpi me 765 banorë;
në vitin 1953 - 115 shtëpi me 831banorë;
në vitin 1961 - 129 shtëpi me 1025 banorë (1021 shqiptarë, 4 të tjerë);
në vitin 1971 - 143 shtëpi me 1369 banorë (1367 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1981 - 183 shtëpi me 1997 banorë (1996 shqiptarë, 1 serb).
Para agresionit të fundit serb, sipas shënimeve të marra në fshat, në vitet 1998-99 fshati kishte rreth 300 shtëpi me rreth 3150 banorë shqiptarë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 kishte 3310 banorë. Gjatë agresionit serb në këtë fshat u shkatërruan 187 shtëpi dhe objekte të tjera përcjellëse, pastaj objekti i shkollës, ambulancës dhe minarja e xhamisë që është shkatërruar me eksploziv, si dhe pjesë tjera të saj. Janë vrarë nga ky fshat 18 banorë, nga të cilët 8 dëshmorë, 10 viktima (fëmijë, pleq, të rinj). Shumica e popullatës së fshatit janë dëbuar më 3 prill 1999 në Shqipëri.
Shtatinoci
Vendbanim i zhdukur që shtrihej rreth 3 km në veriperëndim të fshatit Grykas (Grejkoc). Sipas gojëdhënës në këtë fshat paska rënë një epidemi dhe shumë banorë paskan gjetur vdekjen dhe më vonë popullata ka braktisur fshatin. Rreth këtij vendbanimi edhe sot ka dëshmi të kulturës materiale. Aty deri vonë kanë qenë varrezat. Në atë lokalitet bujqit gjatë lëvrimit të tokës kanë gjetur plot tjegulla. Një fshatar në atë vend ka gjetur një qyp të zbrazët që mund t'i zinte 150 kg. grurë ose misër. Pleqtë e fshatit e mbajnë mend edhe familjen e fundit që ka ardhur nga fshati Shtatinoc në Grejkoc.
*****************************************************************
Gurdielli (Delloci)
Ky vendbanim shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës, kryesisht në dy luginave të lumenjve të vegjël dhe rreth tyre, jo larg njëra prej tjetrës.
Në afërsi të Gurit të Bardhë ka gjurmë të ndërtimeve shumë të vjetra në formë të mureve të vjetra rrethuese. Vendbanimi i vjetër është shtrirë mbi fshatin e sotëm, në luginë afër lumit. Sipas gojëdhënës një familje ka ardhur nga Delova e Malit të Zi e cila është vendosur në fillim në Dushkajë (Dubravë ku edhe sot ekziston një mikrotoponim në këtë fshat si Arat e Dellocit), mirëpo sulmet e vazhdueshme të armiqve i detyruan të tërhiqën dhe të vendosën në mal afër Gurit të Bardhë. Në thellësi të malit ekzistojnë disa shpella dhe sipas njerëzve aty ndodhen shkrime shumë të vjetra që mund të jenë shkrime latine (edhe në Gurin e Bardhë ka shkrime latine).
Sipas shënimeve të marra në terren, thuhet se edhe serbët janë të ardhur nga i njëjti vend në Mal të Zi.
Sa i përket mikrotoponimeve më karakteristike, përveç atyre që u përmenden duhet theksuar, se në juglindje të fshatit ndodhet edhe Guri i Gjakut, i quajtur ashtu për arsye se njerëzit që kanë kaluar në atë pjesë të malit nuk e kanë njohur terrenin dhe kanë rrëshqitur nga guri. Mikrotoponim tjetër është Shpella e Ariut, pastaj Livadhi i Markut etj.
Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili kishte filluar të mbahej prej vitit 1465.
Të gjithë banorët e sotëm shqiptarë janë të familjes Bytyçi.
Për këtë vendbanim si dhe për shumë të tjera për një kohë të gjatë nuk kemi hasur në shënime të shkruara, edhe pse ndoshta mund të ketë.
Me emrin Delofçe, përkatësisht Dilofc është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Me pushtimin e Kosovës në vitin 1912 nga ushtria serbë shumë familje të njohura detyrohen të shpërngulën për në Shqipëri. Disa familje janë vendosur në Therandë.(6) Sot nga ky vendbanim shumë familje janë shpërngulur në Prizren, Lumbardh, Shirokë, Pusat etj.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 26 shtëpi (15 shtëpi serbe dhe 11 shqiptare);
në vitin 1903, përveç familjeve shqiptare kishte edhe 15 familje serbe. Nuk janë regjistruar familjet shqiptare;
rreth vitit 1905 - 32 shtëpi;
në vitin 1910 ishin regjistruar 25 shtëpi serbe dhe 14 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 504 banorë;.
në vitin 1918 - 47 shtëpi me 380 banorë (19 shtëpi shqiptare me 172 banorë dhe 28 shtëpi serbe me 208 banorë);
sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1921 - 59 shtëpi me 440 banore;
në vitin 1948 - 59 shtëpi me 534 banorë;
në vitin 1953 - 76 shtëpi me 556 banorë;
në vitin 1961 - 73 shtëpi me 588 banorë (310 shqiptarë, 275 serbë, 2 malazez, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 83 shtëpi me 676 banorë, 31 shqiptarë, 357 serbë);
në vitin 1981 - 69 shtëpi me 589 banorë, (292 shqiptarë, 296 serbë, 1 malazias).
sipas regjistrimit serb të vitet 1991 ky vendbanim kishte 219 banorë serbë dhe 1 malazez. Banorët shqiptarë e bojkotuan regjistrimin.
Para agresionit serb në vitin 1998-99 fshati kishte 15 shtëpi shqiptare me 240 banorë dhe rreth 40 shtëpi serbe. Nga popullata serbe janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, ndërsa pas mbarimit të luftës në shenjë revanshi u shkatërruan shtëpitë serbe. Është shkatërruar edhe shkolla e fshatit. E gjithë popullata shqiptare është deportuar për në Shqipëri, ndërsa pleqtë që kanë qëndruar janë masakruar nga paramilitarët serbë. Ata e masakruan edhe një malazeze që ishte mësuese, e cila për burrë kishte një shqiptar. Nga ky fshat janë të vrarë 7 banorë civilë.
*****************************************************************
Gurkuqi (Maçiteva)
Vendbanim i cili shtrihet rreth 15 km në juglindje të Therandës. Është vendbanim kodrinoro-malor, me shumë livadhe e kullota, por me sipërfaqe të vogël të tokës pjellore. Është vendbanim i tipit të shpërndarë.
Fshati përbëhej prej disa lagjeve në të cilat jetojnë familjet Ahmetaj, Bajselmani, Ndrecaj, Aliu etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Kalaja e Kaurit, Udha e Shehrit (rrugë të cilën njerëzit kah moti e kanë përdorur për në Prizren për treg), Rrasa e Pareve, Vorret e Thaçit, Livqdhet e Karaxhës, Bjeshka e Bukoshit, Te Gurii Kuq, etj.
Në pjesën lindore, mbi fshat ekzistojnë gjurmë të një kalaje te vjetër, e cila është e pagjurmuar. Katundi i moçëm është shtrirë në pjesën e epërme, ku edhe dalin gjurmë vendbanimi. Në lokalitetin e këtij vendbanimi ekzistojnë varreza të moçme, me gurë të pagdhendur, që popullata i quan të kohës ilire. Në vendin Rrasa e Pareve, cili gjendet afër Kalasë së Kaurrit, sipas gojëdhënave thuhet se aty ka thesarë, sepse vendi gumëzhin kur goditet.
Në dokumentet e shkruara përmendet në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.(3) Me emrin Maçela përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 10 shtëpi e bashtina.
Me emrin Matiçit është i regjistruar në një hartë austriake të pëpriluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
Mendohet se udhëheqësi i Kryengritjes së Parë Serbe, Karagjorgji kishte prejardhje nga ky fshat. Mirëpo, për shkak të gjakmarrjes janë larguar me familje në Serbi. Sot në fshat kanë mbetur mikrotoponimet - Arat e Karagjorgjit, Livadhet e Karaxhës. Sipas shënimeve të marra në fshat, tregohet për një ngjarje që i ka ndodhur një bariu kur po i ruante delet. Te ai vijnë dy fshatarë nga Burrniku, të fisit Thaç. Ai iu kthen bukë dhe ndërkohë shkon t'i mjelë delet deri sa ata hanin bukë. Mysafirët e shohin një pushkë martine të cilën ia marrin dhe nisën të shkojnë. Bariu i sheh ata. Ai e kishte pasur edhe një martinë në torishtë me të cilën i vret që të dy. Nga frika ik në Arrishtë (Vraniq) te Agush Muharremi e lë martinën dhe shkon në Serbi. Thuhet se pas një kohe kthehet dhe e merr atë pushkë. Sot aty ku janë varrosur ata, vendi quhet - Varret e Thaçit.
Me emrin Maçotova, përkatësisht Magjetova është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Disa banorë të këtij fshati pas okupimit serb në vitin 1912 shpërngulën në Turqi e gjetiu. Kështu popullata kishte pësuar shumë. Ndërsa, në dekadat e fundit të shekullit XX shpërngulën në qendrat Therandë, Prizren, Prishtinë, Ferizaj, pastaj në fshatrat Ujmir (Savrovë), Koshare etj. Thuhet se janë shpërngulur më se 300 shtëpi që gjendën sot në vendbanime të ndryshme të Kosovës.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 21 shtëpi shqiptare;
në vitin 1905 - 27 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 394 banorë;
në vitin 1918 - 43 shtëpi shqiptare me 237 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 43 shtëpi me 407 banorë;
në vitin 1928 - 48 shtëpi me 408 banorë;
në vitin 1948 - 64 shtëpi me 543 banorë;
në vitin 1953: - 75 shtëpi me 577 banorë;
në vitin 1961 - 82 shtëpi me 626 banorë (624 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 70 shtëpi me 678 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 62 shtëpi me 630 banorë shqiptarë.
Gjatë të kaluarës historike ky vendbanim ishte qëndresë e rezistencës ndaj pushtuesve të ndryshëm.
Sipas shënimeve të marra, fshati para lufte kishte rreth 65 shtëpi me rreth 600 banorë shqiptarë. Nga sulmet barbare serbe në këtë vendbanim gjatë viteve 1998-99 janë shkatërruar e djegur të gjitha shtëpitë (përveç një shtëpie që kishte shpëtuar rastësisht), është djegur shkolla me tërë dokumentacionin dhe shumë objekte tjera përcjellëse. Nga ky fshat është vrarë një dëshmor dhe 2 pleq janë djegur në shtëpi. Popullata e lëshon fshatin më 27 shtator 1998, kur fshati digjet pjesërisht. Popullata ka ikur në fshatrat më të qeta, e disa nëpër male. Më vonë fshati është djegur përsëri në muajin prill - maj 1999. Një pjesë e popullsisë është deportuar në Shqipëri në mars të vitit 1999.
Në këtë vendbanim ishte Kompania e Ill-të të Batalionit i Il-të e Brigadës 123 ZOP. Ushtarët e kësaj zone në këtë vendbanim dhe të tjera arritën suksese të konsideruara.
*****************************************************************
Gurra (Studençani)
Shtrihet rreth 6 km në perëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar në formë të zgjatur në një luginë. Është vendbanim mjaft i madh në të cilin burojnë disa gurra mjaft të forta.
Sipërfaqja: 1097 ha, 54 ari, 15 m
Në këtë vendbanim sot jetojnë kryesisht këto familje: Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Gega, Kabashi, Berisha, Sopi, Zyrapi, Jasharaj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tijavica, Grapi, Planabër-da, Buçalla, Ridi, Livadhe, Beluha etj.
Është vendbanim i lashtë iliro-dardan. Në lokalitetin e këtij vendbanimi, në sipërfaqe janë zbuluar mbeturina të objekteve ndërtimore dhe material tjetër arkeologjik. Nga ky lokalitet është gjetur edhe një pllakë mermeri me një reliev ku paraqiten dy kalorës të periudhës antike. Në dalje të këtij vendbanimi, konkretisht Te Ura e Reshtanit, gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur vegla të yjetra pune të kohës ilire, mulli për bluarjen e drithit, një mulli kafeje etj. Në një shtëpi në këtë vendbanim gjendet një pitos i madh i periudhës romake. Në mes të fshatit, sot është një grumbull i dheut, thuhet se aty ka qenë një kishë katolike, janë disa rrasa guri që dëshmojnë se kanë qenë varreza. Katundi i moçëm ka qenë në vendin e quajtur Beluha, përmbi Gurrë të Reshtanit, mirëpo prona të Gurrës (Studençanit).
Në dokumentet e shkruara përmendet me emrin Studeniçani në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 dhe në një dokument gjyqësor arkivor në manastirin e Hilandarit të vitit 1454 ku në këtë të fundit përmendet një banor i Studençanit. Në defterin kadastral : të Sanxhakut të Shkodrës, nahija e Suhogërllës i varur nga Peja i vitit 1485 ishin të regjistruar 8 shtëpi dhe 2 beqarë, ndërsa në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 kishte 47 shtëpi e bashtina, 7 beqarë dhe 1 bazhdar. Famullitari i Prizrenit Gërgur Mazreku, në vitin 1620 e përmend këtë vendbanim, ku thekson se ende në Studençan një familje katolike me 7 anëtarë e mban fenë e etërve të tyre.
Me emrin Istodinçane është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318h).
Në këtë vendbanim në vitin 1934 u kolonizuan 17 familje kolone sllave me 83 anëtarë.
Nga ky vendbanim disa familje janë shpërngulur në Turqi (familja Zyrapi), Australi, Amerikë, Bosnje e gjetiu dhe nëpër qendra të Kosovës, si Prizren, Prishtinë, Therandë etj.
Në vitin 1879 konzulli rus Jastrebovi në Prizren i shënon 51 shtëpi myslimane (shqiptare), dhe 12 serbe (si duket shtëpi shqiptare katolike), ndërsa J. Cvijiqi i shënon vetëm 2 shtëpi serbe në vitin 1910. Mirëpo, në dokumentin arkivor të vitit 1903, nuk përmendet se në këtë vendbanim jeton popullata serbe.
Shënimet statistikore:
në vitin 1913 kishte 949 banorë;
në vitin 1919 - 114 shtëpi shqiptare me 800 banorë;
në vitin 1921 - 111 shtëpi me 580 banorë;
në vitin 1948 - 169 shtëpi me 1172 banorë;
në vitin 1953 - 179 shtëpi me 1308 banorë;
në vitin 1961 - 204 shtëpi me 1507 banorë (1475 shqiptarë, 27 serbë, 5 të tjerë);
në vitin 1971 - 255 shtëpi me 2122 banorë (2119 shqiptarë, 1 serb, 2 të tjerë);
në vitin 1981 - 318 shtëpi me 2.829 banorë (2.828 shqiptarë, 1 të tjerë).
Ky fshat para agresionit serb të viteve 1998-99 kishte rreth 600 shtëpi me rreth 4450 banorë shqiptarë dhe 5 familje rome. Gjatë këtyre dy viteve fshati përjetoi tri ofenziva të ashpra të armikut gjakatar. Nga barbarët serbë e u vranë e masakruan 18 persona civilë të pafajshëm, prej tyre edhe fëmija dyvjeçar dhe dy gra shtatëzëna, kurse dy persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Në fshat u mobilizuan 140 djelmosha, 6 prej të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut. Në ofensivën e parë në gusht të vitit 1998, policia dhe ushtria serbe kanë granatuar fshatin dhe kanë djegur 220 shtëpi në tërësi. Kurse në mars të vitit 1999 fshati sërish u granatua, u dogj, përveç 20 shtëpive. Në këtë ofensivë u dogj edhe ambulanca e fshatit dhe një pjesë e shkollës. Xhamia e fshatit është granatuar dhe djegur brenda, ndërsa minarja ishte minuar. Më 27 mars 1999 popullata e fshatit me dhunë është deportuar në Shqipëri. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4.350 banorë.
*****************************************************************
Gjinoci
Shtrihet rreth 5 km. në jug të Therandës. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, përveç disa shtëpive që janë mjaft larg njëra - tjetrës.
Lagjet - Familjet: Haxhiaj, Haziraj, Hajdaraj, Hamzaj, Muharreinaj, Sallahaj, Zenelaj, Zeçiri, Berisha, Rexhepaj, Asllani, Seferaj, Alijaj, Gashi, Maksutaj, Neziraj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tuma, Maxherci, Llocia, Zabeli i Sylejman Agës, Lluga e Asllan Agës, Livadhet e Gata, Luga e Puninit, Pazhiku, Oborvishta, Arat e Kuqe, Arat ner Drum, Livadhet e Verdlia, Livadhet e Buta, Drumi i Gjakovës, Udha e Shkupit, Arat te Brodi, Zabeli i Mehmetit, Zakuta, Zabeli i Qavave, Arrnica, Reka e Thatë, Tarazhda etj.
Është vendbanim i vjetër shqiptar. Gjinoci i hershëm ishte me afër rrugës kryesore Prizren-Therandë. Nga aty janë tërhequr më lart ku është sot Gjinoci për shkak të burimeve të ujit. Në afërsi të fshatit, afër lumit Sopi, te Gjinoci i Vogël (Topliçani, që e pagëzuan kolonët serbë) është një kodër që quhet Tume. Aty më herët janë gjetur dëshmi materiale iliro-dardane. Mirepo, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Toponim me rëndësi është vendi, ara të punuara që e quajnë Magjerc në jugperëndim të fshatit. Mendohet se aty ka qenë vendbanimi i hershëm Magjerci. Mirëpo, ky toponim më tepër i takon fshatit Gelancë. Në pjesën veri-jug të fshatit të quajtur Llucia ka qene një kishë e vjetër ilire. Aty tani janë gurë të varreve dhe gurë të themeleve, eshtra të dimenzioneve të mëdha, unaza etj.
Emri i këlij katundi - Arbashki katun Ginovcl del të përmendet më 1348 në një krisobulë të mbretit Stefan Dushanit i cili, me të themeluar të manastirit të shenjtarëve Mihal dhe Gabriel në Prizren i dhuronte me këtë krisobulë prona, midis të cilave edhe fshatin, Gjinocin e sotëm. Pra, me rëndësi është të përmendet se fshati Gjinofc i kohës së Dushanit ishte katund shqiptarësh, gjë që mund të shihet nga teksti i vet krisobulës në të cilën thuhet: "....dhe: këta shqiptarë (a re Arbanas): Katunin Ginovci)....". S'është vështirë të hetohet se toponimi Ginovci ka për rrënjë etnominin shqiptar Gjin dhe se trajlja me - ovci që në kohë të Dushanit, është sllavizim parcial i emcrlimit shqiptar Gjinaj. Ky d!he toponime të tjera të terriloril të Kosovcs dëshmojnc edhe një hcrë praninë e shqiptarëve në këtjë anë dhc hcdh poshtë dcklarimet paushalle të disa studiuesve joserioz të cilët i binin shqiptarët lë ardhur në këto anë gjatë shekujve XVI1-XVHI.(4) Më vonë, si katund shqiptar përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Gjinofc dhe kishte 13 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 çift.
Me emrin Gjinofci është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 15 familje kolone serbe(6) nga territori i Serbisë - Brusi, Raça, Kosanica e Zhupanjeva e Kragujecit. Ndërsa, në ngastrën e këtij lokaliteti, në pjesën veriperëndimore, afër rrugës Therandë-Prizren u kolonizuan 26 familje kolone serbe, kryesisht nga treva e Toplicës dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Deri vonë ky lokalitet llogaritej si vendbanim i veçantë, Përkitazi me këtë po i theksoj dy dokumente arkivore: Prizren, 7.V.1936, Rexhep Jusufi, Hetem Limani, Rasim Sadriu nga Gjinoci, në Gjyqin e Rrethit në Prizren, bëjnë padi kundër Arsa Iliqit nga Topliçani për shkak se i ka zënë pyjet e tyre në vendin e quajtur "Lloqi", të cilin e ka lëvruar edhe përkundër faktit se i është dhënë toka para disa vitesh nga shteti si kolon. Arsa, para gjyqit deklaron se Drejtorati agrar si invalid që në vitet 1927-1928 i ka dhënë 13 ha tokë të pyllëzuar, të cilën e ka punuar. Para dy vitesh i ka marrë edhe 2,5 ha tokë si plotësim për kultivimin e vreshtës. Gjyqi i Rrethit në Prizren, në vitin 1938, bjen vendimit, ku A. Iliq lirohet nga padia, për arsye se toka në fjalë është e kufizuar dhe vënë nën goditje të reformës agrare dhe të paditurit definitivisht do t'i mbetet. Në dokumentin tjetër, kolonët e fshatit Gjinoc, më 26 gusht 1938, në stacionin e policisë padisin shqiptarët dhe deklarojnë se ata ua kanë prerë një lis në vendin të cilin agrari e ka caktuar për faltore dhe oborr të shkollës të fshatit Gjinoc si dhe u ka humbur kryqi si shenjë e faltorës. Konstatimi i patrollës së policisë, se lisin e kanë prerë shqiptarët sipas urdhërit të kryeplakut Abdyl Sylës, për të marrë dërrasa për varrimin e të vdekurit Jetish Hamzës. Përkitazi me kryqin, Syla ka deklaruar se nga shqiptarët askush nuk e ka marrë kryqin, por atë e kanë bërë vet kolonët me qëllim që t'ua hedhin fajin atyre.
Në fillim të vitit 1941 Gjinoci sulmohet nga një kompani e ushtrisë serbe, ku vrahen 60-80 ushtarë serbë dhe komandanti i tyre Novakoviq. Nga 50 shtëpi sa kishte atëherë Gjinoci, ushtria serbe dogji 18 shtëpi. Lagja Haxhiaj, ku u zhvillua lufta ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa lagjet tjera janë djegur tërësisht nga ushtria serbe. Ndërsa, nga fshati janë djegur 2 pleq nga lagjja Berisha dhe është vra një banorë I familjes Haxhiaj.
Më 1956 për në Turqi janë shpërngulur 2 familje (Zenelaj 12 anëtarshe dhe Behlulaj 5 anëtarëshe.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 16 shtëpi shqiptare;
në fund të shek. XIX - 20 shtëpi;
sipas regjistrimit të vitit 1913 - 405 banorë;
në vitin 1918-34 shtëpi shqiptare me 353 banorë;
sipas regjistrimit tjetër të vitit 1921 - 37 shtëpi me 387 banorë;
në vitin 1928 - 34 shtëpi me 240 banorë;
në vitin 1948 - 86 shtëpi me 638 banorë;
në vitin 1953 - 104 shtëpi me 750 banorë;
në vitin 1961 - 108 shtëpi me 827 banorë (803 shqiptarë, 20 serbë, 4 të tjerë);
në vitin 1971 - 122 shtëpi me 1224 banorë (1222 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1981 - 172 shtëpi me 1569 banorë (1561 shqiptarë, 8 myslimanë).
Para agresionit serb të viteve 1998-99, sipas shënimeve të marra në terren, fshati kishte 392 shtëpi me rreth 3900 banorë shqiptarë. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 fshati kishte 3037 banorë. Okupatori serb popullatën e Gjinocit e largoi me dhunë për në Shqipëri me 3 prill 1999, i dogji 342 shtëpi banimi. Më 5 prill 1999 është djegur e shkatërruar plotësisht xhamia e fshatit. Është djegur ambulanca, ndërsa shkolla e zyra e vendit në këtë fshat u demoluan dhe u granatuan. Janë djegur biblioteka personale dhe dokumente me vlerë nëpër familje. Është vrarë një person i këtij fshati.
Magjerci
Si vendbanim përmendet në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 me emrin Magjerci. Sot në jugperëndim të fshatit Gjinoc përmendet mikrotoponimi Magjerc, ku duhej të kishte qenë fshati mesjetar Magjerci.
Topliçani
Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës. Sot është lagje e fshatit Gjinoc dhe quhet me emrin Gjinoci i Ri.
Këtë vendbanim si koloni e krijuan kolonët serbë të ardhur nga treva e Toplicës së Serbisë dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Këtu u vendosën 26 familje kolone serbe. Serbët më vonë shumica e tyre duke e shitur pasurinë, të marrë falas prej shqiptarëve, shpërngulën nga ky vendbanim.
Në këtë lagje jetojnë familjet Sallauka, Gjini, Cahani etj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1948 kishte 13 shtëpi me 78 banorë;
në vitin 1953 - 20 shtëpi me 94 banorë;
në vitin 1961 - .14 shtëpi me 69 banorë (21 shqiptarë, 48 serbë);
në vitin 1971 - 14 shtëpi me 122 banorë (85 shqiptarë, 28 serbë, 9 malazez);
në vitin 1981 - 38 shtëpi me 307 banorë (267 shqiptarë, 31 serbë, 9 malazez).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 9 banorë serbë.
*****************************************************************
Gjyteti (Grejçeci)
Shtrihet rreth 22 km në verilindje të Therandës. Është Vendbanim kodrinoro-malor.
Është i ndarë në disa lagje, të cilat janë mjaft larg njëra prej tjetrës. Lagjja më c vjetër thuhet se është ajo Reshani. Ekzistojnë edhe lagje të tjera me emra karakteristik, si Luboci, Çarri, Bungu, Bokaj, Tërshani, Reshani, Seferi etj.
Ky vendbanim përfshin një territor shumë të gjerë, prandaj është edhe i pasur me mikrotoponime të shumta, p.sh. Gjyleti, Ara e Hoxhës, Livadhi i Gatë, Te Guri Kaqep, Te Furrat e Qereqit, Kodra e Seferve, Dardha e Kuqe, Kodra e Stanit, Lugi i Shingjingjes, Rranimi, Përroni i Lubocës, Kodra e Topillës, Koreniku, Livadhi i Ahmetit, Shpati i Kishës, Përroni i Kishës etj.
Është vendbanim i vjetër ilir, i cili është shtrirë në kodrën e quajtur "Kodra e Gjytetit". Aty ka gjurmë të vendbanimit të vjetër, si gurë, tjegulla, tulla etj. Në vendin Krapangja ka ekzistuar një kishë e vjetër iliro-shqiptare. Ndërsa në vendin Pylla e Varreve, në lagjen e Bungajve, ekzistojnë varreza të moçme që askush nuk di për to. Edhe në lagjen Luboci dhe Bungu janë ruajtur mikrotoponimet Përroni i Kishës dhe Shpati i Kishës.
Si duket një kohë të gjatë ka qenë i braktisur, kështu që nuk e kemi hasur në dokumentet e shkruara mesjetare si dhe më vonë, apo ndoshta është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Në dokumentet e shkruara e hasim në një shkresë të arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, ku shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik i Loretos, don Pjelër Bytyçi. Këtij misioni i lakon edhe fshati Graivcezza me 6 shtëpi me 40 anëtarë besimtarë të krishterë.
Do theksuar se një numër i madh i banorëve të këtij fshati janë shpërngulur në vise të ndryshme e sidomos të Kosovë, çka edhe ë kanë mbajtur dhe ruajtur mbiemrin të bazuar në emrin e fshatit. Disa shtëpi nga ky fshat nga presioni janë shpërngulur në Shqipëri.
Fshati gjatë historisë kishte pësuar mjaft, e sidomos në vitin 1912, siç thotë populli në kohën e Serbisë së Parë.
Agrari gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave, kishte vendosur shumë kolonë në Qafë të Duhlës, ua kishte marrë pronat dhe ua kishte dhënë atyre, sidomos pyjet.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 25 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 523 banorë;
në vitin 1918 - 46 shtëpi me 336 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 51 shtëpi me 402 banorë;
në vitin 1948 - 82 shtëpi me 621 banorë;
në vitin 1953 - 82 shtëpi me 670 banorë;
në vitin 1961 - 87 shtëpi me 692 banorë (683 shqiptarë, 9 të tjerë);
në vitin 1971 - 88 shtëpi me 665 banorë (664 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 69 shtëpi me 593 banorë shqiptarë.
Ky fshat para agresionit serb në vitet 1998-99 kishte rreth 143 shtëpi shqiptare me rreth 843 banorë. Gjatë këtyre dy viteve u dogjën të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive të reja të pameremetuara, të cilat nuk kishin mundur t'i djegi. Janë djegur e shkatërruar shkolla dhe xhamia e fshatit (e ndërtuar në vitin 1897). Ndërsa nga ky vendbanim janë vrarë 6 persona dhe 2 janë të zhdukur.
Në këtë vendbanim një kohë ishte edhe Batalioni i Divizionit vëzhgues të Brigadës 60 "Kumanova". Shumica e popullatës ishte deportuar në Shqipëri e një pjesë kishte qëndruar nëpër male.
*****************************************************************
Ilirioni (Dobërdolani)
Vendbanim që shtrihet në një luginë, rreth 12 km në perëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Sipërfaqja: 801 ha, 25 ari, 06 met. katror.
Fshati sot përbëhet prej familjeve Gallapeni, Balaj, Shalaj, Cikaqi etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Quka, Lluka, Fushat, Arat-mel, Rrafshet, Shkoza, Arat e Kronit, Gurishta, Arat e Katunit, Butiat, Bllata etj.
Si duket është vendbanim i vjetër. Siç flitet në popull në lagjën e Gallapenëve kane qenë tri kisha ilire. Në mes të fshatit, në vendin ku thuhet se ka qenë kishë, gjatë punimeve të ndryshme dalin eshtra, që dëshmojnë se aty ka pasur varreza. Kisha më e vjetër ka qenë te varrezat e vjetra. Thuhet se në kohën e sundimit osman, aty ka kaluar një pashë dhe ka dhënë urdhër që të shkatërrohen dhe është kërcënuar se kur të kthehet nëse i gjen do t'i vrasë të gjithë banorët. Fshati ishte i njohur edhe si vendpunishte e artizanateve të ndryshme të kësaj ane.
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e Manastirit të Deçanit të vitit 1327. Te një banor shqiptar i fshatit Grejkoc është ruajtur një antimin i kishës së Dobërdolanit (tani Ilirionit), i vitit 1564 të cilin ai e mbante rreth gjoksit si hajmali. Kjo do të thotë se ato kisha ishin më parë shqiptare dhe u takonin atyre, prandaj ata i konsideronin normalisht të veta.
Në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit te vitit 1591 kishte 40 shtëpi e bashtina dhe 11 beqarë.
Në një shkresë të arqipeshkvit Pjetër Karagiqi të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Doberdolan me 2 shtëpi me 2 anëtarë besimtarë të krishtere.
Me emrin Dobridolan, përkatësisht Dobërdolan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Fshati gjatë historisë ka pësuar mjaft, si dhe janë shpërngulur në vise të ndryshme. Dy familje kanë ikur në Shqipëri. Edhe në vise të ndryshme të Kosovës, si në Prizren, Pejë, Karraticë të Drenicës, Piranë, Arbanë (Dushanovë) etj., janë shpërngulur shumë familje. Disa nga ato e mbajnë mbiemrin e fshatit të tyre.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 16 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 352 banorë shqiptarë;
në vitin 1918 - 32 shtëpi shqiptare me 311 banorë;
në vitin 1921 - 31 shtëpi me 280 banorë;
në vitin 1948 - 64 shtëpi me 501 banorë;
në vitin 1953 - 68 shtëpi me 549 banorë;
në vitin 1961 - 72 shtëpi me 626 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 83 shtëpi me 879 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 104 shtëpi me 1158 banorë shqiptarë.
Ky vendbanim para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në fshati në vitin 1998-99 ka pasur 218 shtëpi me rreth 1800 banorë shqiptarë. Ndërsa, në vitin 2000 sipas shënimeve të Kuvendit Komunal kishte 1540 banorë. Nga agresioni serb në vitet 1998-99 janë të shkatë-rruara dhe të djegura 204 shtëpi dhe shumë objekte përcjellëse, pastaj shkolla me dokumentacionin e saj pedagogjik, biblioteka me rreth 400 libra, ambulanca, ndërsa edhe minarja është shkatërruar në një masë të madhe. Nga ky fshat janë vrarë 6 persona. Dy persona janë të zhdukur. Në këtë vendbanim për herë të parë del në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës për këtë rajon. Banorët e fshatit janë deportuar në Shqipëri më 1 prill 1999, një pjesë kanë mbetur në malet e Turjakës e Senikut. Është fshati i parë i Zonës Operative të Pashtrikut ku ka vepruar UÇK-ja ilegalisht dhe pastaj vepron legalisht.
*****************************************************************
Kastra (Kastërci)
Ky vendbanim sot shtrihet rreth 11 km në veri të Therandës. Është vendbanim i vendosur në një kodër të ngritur, i tipit të grumbulluar.
Banorët e sotëm të fshatit janë të gjithë Bytyç.
Mikrotoponimet më karakteristike: Hisari, Kroni i Gjorës, Kroni i Thanës, Brija, Kroni i Arrës, Lugu i Kroit të Arrës, Arat e Oelës, Guri i Qobanit, Guri i Mrizeye, Fshisat, Lugu i Kronit të Gjorës, Lugu i Kërshit, Livadhet e Danës, Arat Ner Guri, Roga e Osmanit, Vneshtat e Kullës, Zallinat, Kroni i Maliqit, Arat e Demë Rekës, Vrella e Madhe, Vrella e Vogël, Gallusha, Grapi, Hurdha etj.
Sipërfaqja: 286 ha, 75 ari, 71 metra katror.
Është vendbanim i vjetër iliro-dardan. Gërmadha të qytetit ndodhen në pjesën e ngritur të fshatit, në anën perëndimore. Pra, në këtë lokalitet gjendet Hisari i Kastërcit, ku gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur vegla pune, stoli ari, monedha, fibula etj. Kastërci gjendej në rrugën e rëndësishme e cila nga Prizreni për Therandë (Suharekë) çonte nëpër rrjedhën e lumit të Semitishtit kah lugina e Mirushës dhe në Llapushën e sotme. Ky kishte pozitë të rëndësishme strategjike. Shkrimtarët antik kalatë ilire i quanin me emrin oppidnm dhe castellum. Pra emri i këtij vendbanimi rrjedh nga castellum.
Ky vendbanim në dokumentet e shkruara përmendet në kohën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 i cili "e kishte pushtuar nga bizantinët qytetin Kostrc...".O) Duhet theksuar se në trevën e Drenicës, komuna e Skenderaj, ka ekzistuar dhe ekziston një vendbanim i tillë me këtë emër.
Në dokumentet e shkruara përmendet më vonë në një diplomë të Car Dushanit të vitit 1348 kur ia jep këtë vendbanim manastirit shenjtorëve Mihal dhe Gabriel në Prizren, me emrin katun Kosterçani me 68 shtëpi, nga të cilat 35 janë të forta. Në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 ishte i regjistruar me emrin Kostrec dhe kishte 7 shtëpi dhe 2 beqarë.
Si vendbanim me emrin Kostran është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, në kuadrin e Nahisë Altun III, në vitit 1582 dhe kishte 8 shtëpi dhe 8 beqarë.
Fshati më 23 shkurt 1913 nga pushtuesit serbë është djegur më se gjysma dhe janë vrarë dy veta - një grua dhe një burrë.
Në vitin 1946-47 nga ky vendbanim dy familje janë shpërngulur në Shqipëri.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 10 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 157 banorë;
në vitin 1918 - 19 shtëpi shqiptare me 110 banorë;
në vitin 1921 - 20 shtëpi me 111 banorë;
në vitin 1948 - 26 shtëpi me 163 banorë;
në vitin 1953 - 25 shtëpi me 177 banorë;
në vitin 1961 - 25 shtëpi me 161 banorë shqiptarë; në vitin 1971 - 22 shtëpi me, 210 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 28 shtëpi me 292 banorë shqip-tarë.
Para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 fshati kishte 35 shtëpi me rreth 370 banorë shqiptarë. Nga agresori serb në këtë kohë janë djegur të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive që kanë shpëtuar. Janë granatuar dhe dëmtuar shkolla (e përbashkët me fshatin Nishor), biblioteka, zyra e vendit, kooperativa etj. Me 30 mars 1999 më se 70% e popullsisë është dëbuar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në fshat. Në këtë fshat ishte Shtabi i Policisë Ushtarake, shkolla ushtarake, burgu etj., për një kohë të caktuar.
*****************************************************************
Leshani
Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës, në luginën me të njëjtin emër. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Sipërfaqja: 742 ha, 70 ari, 77 m.
Familjet: Kryeziu, Krasniqi, Gashi, Kabashi, Bytyçi, Elshani, Berisha, Avdyli, Kodra, Kotorri, Buzhala, Papaj, Ramadani, Gjogaj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Rrezina, Pojata, Kalldërmi, Gerbishtë, Gurinë, Te Jazi, Syderek, Resula Shtepelan, Magjarka, Mali i Kiqes, Te Lisi i Madh, Te Mullini, Te Udha e Shk-upit, Te Bregu, Tishina, Tershevina, Te Baraki, Sixhivina, Bunarishtë, Samarishtë etj.
Gjurmime arkeologjike në lokalitetin e këtij fshati nuk janë bërë. Mirëpo në vendet si: Bunarishtë, Samarishtet, Varrezat apo te disa lokalitete tjera, banorët gjatë punimeve të tokës kanë gjetur edhe enë prej dheu, votra të zjarrit, eshtra të njerëzve, themele të shtëpive etj., që dëshmojnë vjetërsinë e vendbanimit. Thuhet se aty ka ekzistuar një burim i fortë, që pastaj është mbyllur. Aty janë gjetur gurë të gdhendur mbi drunj dhe gjësende tjera.
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348. Pastaj në një dokument arkivor të vitit 1454 përmenden banorët e këtij fshati, si dhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Me emrin Leshanje është i regjistruar në një hartë austriake të punuar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
Në historikun e shkollës fillore të këtij fshati shkruan: "Historiku i fshatit daton që nga lashtësia. Sipas tregimit të njerëzve para 150-200 viteve (fjala është për vitin 1959 kur është shënuar), në fshat ishin 7-8 shtëpi. Familja më e vjetër në fshat është Goshnjakët. Ajo është familje shqiptare, sepse ata janë të parët që u vendosën këtu. Pas disa dekadave gradualisht vendosen edhe familjet serbe..".
Dikur nëpër Leshan kanë kaluar tregtarët nga Shkodra për në Shkup, ku edhe sot një rrugë e mban emrin "Udha e Shkupit".
Me emrin Leshan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Xhamia e Leshanit është ndërtuar në vitin 1604-1610 dhe është një prej më të vjetrave në këtë anë. Pranë xhamisë ka qenë edhe banja publike (hamami) ku edhe sot gjenden disa themele dhe një govatë prej guri. Afër xhamisë në pjesën perëndimore ka ekzistuar edhe Kulla e Pashajve. Në lindje të fshatit, ka ekzistuar mulliri i ndërtuar me gurë etj.
Prej vitit 1913 e deri në vitin 1941 nga ky fshat prej presionit janë shpërngulur 15 familje me 140 anëtarë; kryesisht në Turqi.
Në këtë vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 7 familje kolone serbe.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 27 shtëpi (15 shqiptare, 11 serbe, 1 rome);
në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 12 familje serbe;
në vitin 1913 - 603 banorë;
në vitin 1919 - 64 shtëpi me 417 banorë (50 shtëpi shqiptare me 287 banorë dhe 14 shtëpi serbe me 130 banorë);
në vitin 1921 - 70 shtëpi me 421 banorë;
në vitin 1928 - 68 shtëpi me 402 banorë;
në vitin 1948 - 107 shtëpi me 469 banorë;
në vitin 1953 - 111 shtëpi me 755 banorë;
në vitin 1959 - 120 familje me rreth 750 banorë shqiptarë e rreth 350 banorë serbë;
në vitin 1961 - 130 shtëpi me 866 banorë (600 shqiptarë, 265 serbe, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 136 shtëpi me 1181 banorë (888 shqiptarë, 292 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 201 shtëpi me 1589-banorë (1.270 shqiptarë, 310 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin të regjistruar 324 banorë serbë, 2 egjiptianë dhe 2 të tjerë. Banorët shqiptarë e kishin bojkotuar regjistrimin.
Rreth vitit 1996 fshati ka pasur 190 shtëpi me 1850 banorë shqiptarë dhe 50 shtëpi serbe. Nga agresori serb më 28 mars dhe më vonë gjatë vitit 1999 u dogjën tërësisht 135 shtëpi, kurse pjesërisht edhe 220 objekte të tjera ndihmëse dhe ekonomike. Forcat kriminale serbe në bashkëpunim me paramilitarët serbë dhe formacionet vendëse serbe, vranë, masakruan dhe dogjën 10 civilë të pafajshëm, ndërsa dy dëshmorë nga ky fshat ranë në altarin e lirisë. U shkatërrua objekti i shkollës me tërë dokumentacionin dhe bibliotekën. Është djegur dokumentacioni i shoqatës së historianëve të komunës së Therandës, selia e të cilës ishte në këtë fshat. Pas tërheqjes së ushtrisë serbe dhe hyrjes së trupave të NATO-s banorët serb u larguan nga fshati. Më vonë u shkatërruan edhe shtëpitë serbe.
Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të vitit 2000 ky vendbanim kishte 2147 banorë.
*****************************************************************
Lumari (Reçani)
Shtrihet në një luginë, rreth 4 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Sipërfaqja: 678 ha, 69 ari, 04 met. katror.
Lagjet më kryesore në këtë vendbanim janë: Veselaj, Hasanaj dhe Fetaj.
Është vendbanim i vjetër antik i Rrafshit të Dukagjinit. Në veri të fshatit në vendin e quajtur Zhvina është gjetur një qyp i madh. Për vjetërsinë e fshatit dëshmojnë edhe Mikrotoponimet e ruajtura në fshat, p.sh. Varrezat e Latinëve, Gjinovishtë (Gjini), Burbesh (Arb-nesh), Shibuti (Shën Buti), Kiliqishtë (Kili), Bluda e Palit etj.
Në arat e fshatit të quajtura Rrafshi është gjetur një vazë e madhe dhe enë të qeramikës. Në hyrje të fshatit ekziston një kishë e vjetër iliro-romake, në të cilën është i vizatuar një mozaik i diellit. Mirëpo, kishën e përvetësuan më vonë serbët. Ekzistojnë varreza të moçme përmbi kishë.p) Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e Car Dushanit të vitit 1348 dhënë manastirit të shënjëtorëve Grabriel dhe Mihaj afër Prizrenit.
Në relacionin e Gërgur Mazrekut rreth 1671 përmendet fshati Reçan që ende ishte i banuar me popullatë krishtere shqiptare (8 pcrsona).
Serbët të quajtur rajë këtu vijnë nga Dvorani, Mushtishti, Muhlani dhe një familje është më e vjetër - Bllagojeviqët.
Si vendbanim me emrin Raçan, përkatësisht Reqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, nga ky fshat duke iu falënderuar Rizah Dautit, i cili ishte krah i Ramë Bllacës, banorët e këtij fshati nuk u shpërngulën në Turqi e gjetiu. Në këtë vendbanim ka jetuar dhe vepruar pleqnari i njohur Mehmet Reçani, i njohur edhe për anekdota.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 17 shtëpi (10 shqiptare, 7 serbe);
në vitin 1905 - 19 shtëpi shqiptare e 9 serbe;
sipas regjistrimit të vitit 1913 - 327 banorë;
në vitin 1918-29 shtëpi me 244 banorë (23 shtëpi shqiptare me 198 banorë dhe 6 shtëpi serbe me 49 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 29 shtëpi me 220 banorë;
në vitin 1948 - 46 shtëpi me 363 banorë;
në vitin 1953 - 53 shtëpi me 421 banorë;
në vitin 1961 - 67 shtëpi me 524 banorë (409 shqiptarë, .112 serbë, 3 të tjerë);
në vitin 1971 - 77 shtëpi me 706 banorë 1(552 shqiptarë, 153 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 99 shtëpi me 918 banorë, (730 shqiptarë, 188 serbe).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 180 banorë serbë.
Banorët shqiptarë e bojkotuan regjistrimin.
Para luftës së viteve 1998-99, fshati kishte 147 shtëpi me 1260 banorë shqiptarë dhe 26 shtëpi serbe. Sipas shënimeve të Kuvendit Komuna në vitin 2000 kishte 1470 banorë. Fshati nga forcat serbe digjet në ofensivën e shtatorit të vitit 1998 dhe në ofensivën e marsit të vitit 1999. Popullata strehohet kryesisht në malet e Budakovës e Llanishtit, ndërsa një pjesë vendoset në Shqipëri. Nga 147 shtëpi, vetëm 1 nuk është djegur. Janë dëmtuar edhe shumë objekte ndihmëse e përcjellëse, shkolla dhe xhamia e fshatit. Në luftë kundër armikut serb ranë 4 dëshmorë dhe janë vrarë dy banorë të tjerë. Një person është i zhdukur. Më vonë janë shkatërruar shtëpitë dhe objektet tjera serbe, si dhe kisha ortodokse.
*****************************************************************
Lumbardhi (Sallagrazhda)
Shtrihet rreth 6-7 km në juglindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, fushor.
Banorët e sotëm i takojnë kryesisht këtyre familjeve: Bullakaj, Tunaj, Markaj, Gjonaj, Vataj, Gegaj, Sopaj etj.
Lokaliteti i vjetër është aty ku sot është pjesa qendrore e fshatit. Aty janë gjetur skelete të dimenzioneve të mëdha si dhe stoli. Në këtë pjesë të fshatit janë ruajtur gjurmët e një kishe të vjetër iliro-romake, të cilën serbët më vonë e rindërtojnë dhe e përvetësojnë.
Mikrotoponimet më karakteristike: Te Lisat e Dedës, Shelgjet e Memës, Rapufat, Kroni i Thanës etj.
Sipas gojëdhënës, në lumin e fshatit ka pasur të ndërtuara tenda për ujitje dhe disa familje të shpërngulura aty nga viset e tjera, duke kaluar i vërejnë dhe vendosin t'i ndërtojnë aty shtëpitë e tyre.
Përmendet me emrin Qrevograzhdë në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 dhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili mbahej prej vitit 1465.
Ky vendbanim është rregjistruar edhe në një hartë austriake të vitit 1689 me emrin Belograzda.
Sipas J. Cvijiqit banorët e parë serbë kanë ardhur para 200 viteve nga Bullgaria, disa më vonë para 100 viteve nga Siriniqi, Mushtishti dhe Dvorani, familjet Llaziq, Jankoviq, Kërstiq etj.
Në evidencat e Kishës së Zymit që janë ruajtur që nga viti -1842 është regjistruar edhe ky vendbanim.
Me emrin Selograje, përkatësisht Sellograzhda është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Kulla e Dedë Shabanit, ishte simbol i rezistencës në këtë anë nga pushtuesit e ndryshëm. Popullata ishte nën presion sidomos gjatë sundimit osman. Gjatë aksionit të armëve në vitin 1956 ishin maltretuar disa persona.
Nga ky vendbanim 3 familje janë shpërngulur në Zagreb . të Kroacisë dhe një në Vojvodinë.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 26 shtëpi (20 shqiplare të krishterë, 6 serbe);
në fund të shek. XIX - 60 shtëpi;
në vitin 1905 - 17 shtëpi shqiptare e 7 serbe;
në vitin 1913 - 376 banorë;
në vitin 1918-29 shtëpi me 294 banorë (11 shtëpi shqiptare myslimane me 106 banorë, 10 shtëpi shqiptare katolike me 96 banorë dhe 8 shtëpi serbe me 92 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 30 shtëpi me 279 banorë;
në vitin 1948 - 51 shtëpi me 503 banorë;
në vitin 1953 – 70 shtëpi me 553 banorë;
në vitin 1961 - 72 shtëpi me 646 banorë (423 shqiptarë, 222 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 85 shtëpi me 819 banorë (690 shqiptarë, 125 serbë, 1 malazez, 3 të tjerë);
në vitin 1981 - 108 shtëpi me 1030 banorë (986 shqiptarë, 44 serbë).
Fshati para agresionit serb të vitit 1998-99 kishte 175 shtëpi me 1750 banorë shqiptarë të besimit myslimanë e katolikë dhe një familje serbe me 2 banorë. Nga ky fshat janë djegur 10 shtëpi, shkolla është demoluar dhe një pjesë e dokumentacionit të saj është shkatërruar. Në
këtë fshat ishin strehuar më se 3000 banorë nga vendbanimet tjera si Gjinoci, Arrishta (Vraniqi), Budakova, Theranda etj.-Disa familje kanë ikur në Shqipëri. Është demoluar edhe kisha katolike shqiptare e fshatit. Nga ky fshat janë vrarë 3 persona civilë. Është shkatërruar edhe kisha ortodokse.
*****************************************************************
Lushta (Luzhnica)
Ky vendbanim shtrihet rreth 17 km në veri të Therandës. Eshte vendbanim kodrinoro-malor.
Mikrotoponimet më karakteristike: Livadhi i Gurit, Lugi i Thanave, Bregu i Kishës, Trojet, Lugi i Arës, Lugi i Fellë,,Lugi i Danihave, Qarrishla, Vcuret e Poturocit, Vrellaci). Lokaliteti i vjetër i fshatit është shtrirë në vendin e quajtur Bregu i Kishës (aty ku ndahet rruga për Rreze (Javor). Aty janë zbuluar rrasa të varrezave, thëngjij te koka e të vdekurve që sipas thënies, duke u bazuar në drejtimin e varrimit janë varreza ilire. Afër Bregut të Kishës është edhe Lugu i Trojeve. Ajo pjesë ishte e banuar me banorë shqiptarë, që thuhet se para qindra viteve janë shpërngulur në fshatin Arban (Poturoc), jo larg Goleshit. Është ruajtur mikrotoponimi - Varret e Poturocit. Edhe mbi fshat, te burimi - vrella, ekzistojnë gjurmët e tjegullave, tullave, që mund të supozohet se edhe ajo pjesë ishte e banuar.
Këtë vendbanim nuk e hasim në dokumentet e shkruara, ndoshta një kohë ishte i braktisur ose është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Në fshat sot jetojnë banorët e fisit Gash, ku thuhet se kanë ardhur nga Buzhala e Budakovës. I pari i tyre ishte Malë Buzhala, i cili në fillim vendoset te Livadhi i Gurit, rreth 1,5 km. mbi fshat.
Gjatë të kaluarës historike, për shkak të rezistencës kundër pushtuesve ai kishte pësuar mjaft. Në vitin 1913 është djegur plotësisht nga bombardimet serbe për 6 javë deri sa janë shkatërruar edhe themelet. Në vitin 1919 digjet për herë të dytë, pasi që hoxha i fshatit vrau 7 serbë dhe për hakmarrje xhandarmëria serbe dogji të gjitha fshatrat prej Astrazubi deri në Lushtë. Herën e tretë digjet në vitin 1998.
Një kohë administrativisht llogaritej si lagje e fshatit të afërt Rreze (Javor).
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 ky vendbanim i vogël i kishte vetëm 4 shtëpi;
në vitin 1913 ishte lagje e fshatit Reze (Javor);
në vitin 1918 kishte së bashku me Karaçicën 35 shtëpi shqiptare me 141 banorë;
në vitin 1921 - 11 shtëpi me 40 banorë;
në vitin 1948 - 15 shtëpi me 116 banorë;
në vitin 1953 - 18 shtëpi me 127 banorë;
në vitin 1961 - 20 shtëpi me 151 banorë (147 shqiptarë, 4 serbë);
në vitin 1971 - 20 shtëpi me 176 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 22 shtëpi me 188 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb, sipas shënimeve të marra, fshati kishte 35 shtëpi me rreth 300 banorë shqiptarë. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal ky vendbanim në vitit 2000 kishte 252 banorë. Nga sulmet barbare serbe në vitet 1998-99 janë shkatërruar 28 shtëpi banimi dhe objekte të tjera përcjellëse. Popullsia e fshatit ishte larguar në mars të vitit 1998, duke u strehuar nëpër male dhe fshatra të tjera. Ishte qendër e rezistencës kundër ushtrisë e xhandarmërisë serbe. Në pranverë të vitit 1999 popullata pjesërisht u dëbua në Shqipëri e një pjesë qëndroi nëpër male të Nagafcit. Tri familje u deportuan në Maqedoni. Në këtë fshat ranë dy dëshmorë dhe komandant Kumanova.
*****************************************************************
Malasi (Muhlani)
Shtrihet rreth 8 km në lindje të Therandës. Është vendbanim kodrinor, i tipit të grumbulluar.
Mikrotoponimet më karakterislike janë: Katuni i Vjetër (Starasella), Fusha e Isa Beut, Vrella, Selishta, Lugii i Munishit, Kddra e Madhe, Varret e Turqve etj.
Afër fshatit të tanishëm pranë lumit ka qenë një vendbanimi i vjetër. Dëshmi e kësaj janë muret e shtëpive. Ai vend quhet - Vendi i të "Shpërngulurëve". Afër këtij vendi ekzistojnë edhe varreza, flitet se janë varreza ilire. Në anën tjetër të fshatit të tanishëm, do të thotë në perëndim (trekëndëshi Trolli - Pjlajë - Malas, sot mal) ka ekzistuar një fshat i cili edhe sot mban emrin e mëparshëm "Fshat i Vjetër" (Starasellë). Aty ka gjurmë të themeleve të shtëpive. Në rrethinë të fshatit ekziston një burim uji (Vrellë), janë gjetur afër këtij burimi eshtra njerëzish që ishin më të mëdhenj se njerëzit e sotëm dhe aty thuhet se ka ekzistuar një kishë katolike. Në pjesën lindore të fshatit, kah burimi (vrella) ekziston lokalitetit i quajtur Selishtë që vërehen themele të shtëpive.
Në dokumentet e shkruara përmendet për herë të parë në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Nuk e kemi hasur në dokumente të shkruara osmane, ndoshta ishte i braktisur ose është regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Nga banorët e fundit shqiptarë jetonin familjet Gashi dhe Kabashi dhe familjet serbe që quheshin rajë. Me emrin Maholan. përkatësisht Miholan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit. të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në vitin 1935-36 një familje shqiptare për shkak të konfliktit me serb është shpërngulur në Turqi (kryefamiljari Nuhi Zeneli).
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 12 shtëpi (7 shqiptare, 5 serbe);
në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 11 familje serbe;
në vitin 1910 - 10 shtëpi serbe e 11 shqiptare;
në vitin 1913-293 banorë;
në vitin 1919-28 shtëpi me 207 banorë (12 shtëpi shqiptare me 99 banorë dhe 16 shtëpi serbe me 108 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 28 shtëpi me 266 banorë;
në vitin 1948 - 39 shtëpi me 320 banorë;
në vitin 1953 - 48 shtëpi me 326 banorë:
në vitin 1961 - 48 shtëpi me 311 banorë (166 shqiptarë, 143 serbë. 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 56 shtëpi me 408 banorë (234 shqiptarë, 173 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 55 shtëpi me 450 banorë, (282 shqiptarë, 168 serbë).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, të cilin popullata shqiptare e kishte bojkotuar, ishin regjistruar 134 banorë serbë.
Para agresionit serb të vitit 1998/99 fshati. sipas shënimeve të marra në terren kishte 46 shtëpi shqiptare me rreth 550 banorë dhe 16 shtëpi serbe me 90 banorë. Në këtë fshat nga forcat policoro-ushtarake serbe janë shkatërruar 13 shtëpi dhe janë demoluar të gjitha të tjerat. Më vonë janë shkatërruar edhe shtëpitë serbe. Është demoluar biblioteka e fshatit, janë marrë të gjitha librat e bibliotekës së shkollës, mungojnë edhe disa dokumente dhe libra amë të shkollës, ambulancës dhe "zyrës së vendit. Nga ky fshat janë vrarë dy banorë dhe një është masakruar. Një pjesë e popullatës ishte dëbuar në Maqedoni, një pjesë-në Shqipëri, kurse një pjesë e vogël qëndroi nëpër male.
*****************************************************************
Mushtishti
Shtrihet rreth 10 km në juglindje të Therandës. Shtrihet rrëzë malit të Sharrit në një luginë. Është një ndër fshatrat më të mëdhenj të Kosovës. Nëpër fshat kalojnë dy lumenj që në bazë të gurëve në shtratin e tyre të bardhë dhe të zi e kanë marrë emrin Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi.
Familjet: Shala, Bytyçi (Demiri, Xhemajliu, Mala, Jemini, Hamitaga, Basha, Aliu, Haliti, Avdylaga dhe Hamiti), Kabashi (Abazi, Mustafa, Ibrahimi, Emurllahu, Haliti, Halitjaha), Sopa (Osmani, Tahiri, Salihu, Sadiku dhe Behluli), Gashi, Krasniqi, Jakupi, Zeçiri, Fejza, Selimi, Ajazi, Hamza, Muharremi, Hoxha, Bajrami dhe Durmishi.
Mikrotoponimet më karakteristike: Guri i Përgjakun, Rabnagora, Kryqi, Maja e Zezë, Tuma, Gradaca, Livadicet e Epërme, Livadicet e Poshtme, Tri Koritat, Nëntë Koritat, Maja e Bajrakut; Qafa e Sefcit, bllata e Qajes, Selerzhamiku, Guri i Musës, Prroni i Thatë, Vrella, Mali i Bilallit, Maqurishte, Gradina, Uji i Verdhë, Sdlillat, Buzhiçeva, Ledina e Gatë, Qukarku, Zavoj, Matozi, Presedeli, Konaku i Fanës, Presllopi, Guri i Hortit, Tropi, Bigori; Lluki, Llokme, Qeshmja e Feratit, Ara e Selimit, Vllasen, Zhagi i Trent, Bashqet, Nekopbane, Koçishtet, Balka, Selzarnik, Bjeshka e Çajës, Guri i Zi, Guri i Bubrrecit, Ashta e Keçe, N.erezina, Leshica, Buka, Llazi, Guri Gatë, Trashevina, Romnishte, Gryka e Rusincës, Ploshe, Ormni, Shirinat, Braneshi, Arat mi Dubovë, Padeshi, Rrafshi i Ufllave etj.
Sipas traditës së popullit, medohet se është vendbanim shume i lashtë. Thuhet se Mushtitasit kanë qenë kultivues të hardhisë së rrushit dhe sipas prodhimit të parë të verës (mushtës) mendohej se e mori edhe emrin vetë fshati - Mushtisht. Si hipotezë tjetër mendohet se fshati ka qenë shumë i vjetër dhe për këtë ka mjaft dëshmi të materialit arkeologjik të lashtësisë. Mirëpo ne një periudhë vjen deri të një zbrazje e popullsisë nga ndonjë ekspeditë ushtarake pushtuese ose nga ndonjë sëmundje epidemike. Pas një periudhe fillon ardhja e popullatës dhe pozita gjeografike e fshatit i bënë shumë njerëz të interesohen për këtë vendbanim, prandaj njerëzit pyesnin a u "mbush"? Ky, pra është varianti i dytë i prejardhjes së emrit Mushtisht.
Edhe mikrotoponimet e shumta të ruajtura në këtë vendbanim dëshmojnë lashtësinë, si p.sh. Gradeci, Gradina, Maosi, Rrezina, Rasenica, Varrezat e Vjetra, si dhe shumë është e pranishme parapashtesa - ishte si psh. Popradishte, Kovaçishte, etj.
Ky vendbanim mjaft i madh dhe i njohur është krijuar shumë herët, nga antika. Në lokalitetin e këtij fshati gjenden topgërmadha Gradishta, e përmbi të edhe topgërmadha tjetër Gradafci, të cilat padyshim dëshmojnë se ishin vendbanime dardane. Rrëzë bjeshkëve mbi fshat ndodhen dy shpella antike të ilirëve. Në jug të fshatit ndodhet muri i ndërtuar, te vendi i quajtur "Fajkoj".
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartat e Stefan Deçanit të vitit 1330 dhe të perandorit Dushan të vitit 1348. Ndërsa, në defterët osmanë nuk e kemi hasur me këtë emër ose është regjistruar me emër tjetër.
Ky vendbanim me emrin Mushitishte është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.
Jeton popullata shqiptare dhe serbe. Thuhet se popullata serbe kishte prejardhjen nga popullata shqiptare e serbizuar, si p.sh. ajo e familjeve Bytyçi, Kabashi, Budakova etj. Kishat në fshat janë trashëgimi e kulturës shpirtërore e materiale shqiptare, të përvetësuara nga serbët.
Në këtë vendbanim disa familje muhaxhire të shpërngulura nga treva e Toplicës në vitin 1878, pas qëndrimit disa kohë në fshatin Sopi e Taraxhë (Tërne) vendosën në Mushtisht, si p.sh. Berjanët etj.
Me këtë emër është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në Mushtisht është ruajtur objekti Kulla e Pashës është objekt i shek. XVII.
Nga ky fshat janë shpërngulur rreth 10 familje shqiptare në Turqi gjatë periudhave të ndryshme të pushtetit serbo-jugosllav.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 104 shtëpi;
sipas një burimi historik në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 72 familje serbe;
në vitin 1905 - 160 shtëpi; në vitin 1913 - 1.711 banorë;
në vitin 1919 - 192 shtëpi me 1444 banorë (100 shtëpi serbe me 710 banorë dhe 91 shtëpi shqiptare me 734 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 186 shtëpi me 1.561 banorë;
në vitin 1928 - 190 shtëpi me 1561 banorë;
në vitin 1948 - 276 shtëpi me 2346 banorë;
në vitin 1953 -317 shtëpi me 2541 banorë;
në vitin 1961 - 368 shtëpi me 2816 banorë (1427 shqiptarë, 1328 serbë, 16 malazezë, 5 të tjerë);
në vitin 1971 - 422 shtëpi me 3307 banorë;
në vitin 1981 - 502 shtëpi me 4155 banorë (2980 shqiptarë, 1173 serbë, 1 malazez, 1 të tjerë).
Gjatë regjistrimit serb të vitit 1991. ishin regjistruar 995 banorë serbë, 1 malazez dhe 1 të tjerë. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar regjistrimin.
Para agresionit serb të viteve 1998-99 fshati kishte 510 shtëpi me afro 5500 banorë shqiptarë dhe 185 shtëpi serbe me 1200 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 5642 banorë. Më 3 prill të vitit 1999 u dogjën 1050 objekte banimi dhe objekte ndihmëse nga forcat ushtarake-policore serbe. Më vonë u dogjën edhe shtëpitë serbe. Xhamia e fshatit e ndërtuar më 1702 është rrënuar më 4 prill 1999. Janë shkatërruar librat e bibliotekës së fshatit dhe të shumë bibliotekave private. Më vonë rrënohet edhe kisha ortodokse.
Gjatë periudhës së luftës të vitit 1999 në vijë të frontit vrahen 3 ushtarë të UÇK-së, 12 civilë, 6 janë të zhdukur. Popullsia shqiptare me 3 prill 1999 u shtërngua të braktisë shtëpitë e veta dhe të shkojë në Shqipëri.
Si kufi të katundit të sotëm Mushtisht, në kartën serbe të vitit 1348, përmendet "Lesheva Rudina", përkatësisht "Leshev Dol", pastaj "Behshin Dol' gjithashtu "selishta Gona Beloga" (do të thotë Gjon Bardhi), përkatësisht "Tanushev Las" etj.
Municipiumi:
Municipiumi shtrihej në territorin e fshatrave Mushtisht, Popolan e Sopi. Në këtë lokalitet janë zbuluar gërmadhat e një vendbanimi të gjerë antik. Është lokalitet i lashtë dardan i periudhës romake. Ky regjion ka qenë i banuar dendur edhe me vendbanime të tjera. Vendbanim i theksuar, në një fazë" të zhvillimit ka pasur statusin e municipiumit.
*****************************************************************
Nishori
Shtrihet rreth 11 km në veriperëndim të Therandës. Është vend-banim kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë.
Vendbanimi është i ndarë në disa lagje të cilat janë larg njëra tjetrës, siç janë: Smakaj, Brahaj, Hasanaj, Demaj, Bullaku, Nezaj, Kadrijaj, Përzhaku, Projaku etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Sodovina, Shullaja, Gallusha, Fanxhet, Prroni i Keq, Latica, Gajraku, Shkoza, Rrethet, Kroni i Fshatit, Varri i Babgjyshit, Arat e Liqenil, Varret e Mortajës, Hurdhat, Shpella e Hallës Halime, etj.
Sipërfaqja: 1087 ha, 72 ari, 90 met.
Në bazë të gjurmëve arkeologjike, mund të supozohet se së bashku me fshatin e afërt Kostërc është një prej vendbanimeve të yjetra iliro-dardane. Afër këtij lokaliteti gjendet vendbanimi i vjetër i quajtur Hisari, që mund të llogarisim në kuadrin e fshatit Kostërc. Pothuajse në tërë lokalitetin e këtij vendbanimi ka dëshmi të kulturës materiale të lashtë.
Me emrin Vinishor është i regjistruar në kartën mesjetare 1313-18.(3) Pastaj, në një burim sllav rreth vitit 1454 përmendet fshati Vnishof, mbase kemi të bëjmë me Nishorin e sotëm. Në regjistrin kadastral osman të vitit 1485 përmendet me emrin Noshal me 13 shtëpi, 3 beqarë e 1 e vejë. Ndërsa, me emrin Noqshor përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 9 shtëpi e bashtina e 3 beqarë. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 është regjistruar edhe lagjja e sotme Brashanca, me emrin Bratishic, e cila ishte e pabanuar (truallishtë).
Në një relacion të arqipeshkv Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos. don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Nisciori me 4 shtëpi me 9 anëtarë besimtarë të krishterë.
Me emrin Nishor është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Më 21 shkurt të vitit 1913 gjatë çarmatimit të popullsisë nga pushteti serb dhe rezistencës nga fshatarët, u vranë të gjithë meshkujt e moshës madhore, kurse fshati u rrënua me topa, të vendosur në Llatca të Gallushës, 42 meshkuj u pushkatuan në një vend dhe 4 të tjerë u gjetën nëpër kodra. Para se me u djeg shtëpitë, u plaçkit çdo gjë në fshat. Pra, fshati Nishor që kishte 60 shtëpi, u plaçkitë tërë pasuria, fshati nga bombardimet me topa u bë rrafsh me tokë. Ploja e Nishorit zgjerohet edhe në Kastra. Disa ushtarë shkojnë në këtë fshat e plaçkitin, provokojnë fshatarët, kërkojnë lira, dhe pastaj vrasin disa persona dhe djegur disa shtëpi. Në këtë kohë, Komandanti i Armatës III në hyrje të urdhërit të tij nr. 1776, datë 28 shkurt 1913, të dhënë prefekturave të qarqeve, komandantëve të divizioneve dhe komandantit të garnizonit të Gjakovës, thekson se tek "popullsia e disponuar armiqësisht çarmatimi kryesisht është kryer...". Përkitazi me fshatin Nishor, 30 km në veriperëndim të Prizrenit, shkruan: "... të gjithë banorët meshkuj të rritur të këtij katundi janë vrarë kurse mbarë fshati me anë të bombardimit me topa është asgjësuar....". Në Urdhër të komandantit thuhet: "Që nënprefekturat e rretheve, nëpërmjet të organeve komunale, kryetarëve dhe kryepleqëve dhe njerëzve e të tjerë të shquar (bajraktarëve), duke ua kumtuar të gjithë banorëve pa dallim feje e kombësie se ç'ka ka ngjarë me Nishorin e panënshtrueshëm dhe t'ua përkujtojnë të gjithëve se kështu do të kalojnë secili fshat i cili do t'i kundërshtojë pushtetit dhe ushtrisë sonë..".
Në masakrën e Tivarit nga ky fshat janë vrarë 9 persona.
Shënimet statistikore:
në vitin 1871 kishte 55 shtëpi shqiptare (45 myslimane, 10 latine-katolike);
në vitin 1913 së bashku me lagjën Brashanc - 643 banorë;
në vitin 1919 - 85 shtëpi shqiptare me 465 banorë;
në vitin 1921 - 80 shtëpi me 514 banorë;
në vitin 1948 – 101 shtëpi me 703 banorë;
në vitin 1953 - 111 shtëpi me 767 banorë, ndërsa lagjja Brashanc ishte e regjistruar si vendbanim në veti me 23 shtëpi me 181 banorë;
në vitin 1961 - 111 shtëpi me 802 banorë shqiptare;
në vitin 1971 - 111 shtëpi me 970 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 – 118 shtëpi me 1175 banorë shqiptarë.
Në vitet 1998-99 fshati kishte 178 shtëpi (146 në Nishordhe. 32 në lagjen Breshanc (shënimet e marra në fshat) me rreth 1500 banorë shqiptarë. Nga agresori serb në këtë vit u shkatërruan dhe u dogjën të gjitha shtëpitë, përveç 11 shtëpive. Janë granatuar shkolla, ambulanca, xhamia etj. Në luftë me paramilitarët serbë ranë dy dëshmorë, ndërsa nga ky fshat u vranë edhe 3 civilë. Një plak është i zhdukur. Pjesa. me e madhe e banorëve të fshatit ishte zënë peng në fshatin Bellanicë të Malishevës dhe më 30 mars 1999 u deportua në Shqipëri. Një pjesë kishte mbetur në fshat.
Ky vendbanim ishte qendër e UÇK-së. Në Breshanc ishte kazerma e parë ushtarake, Shtabi dhe Brigada 123.
Breshanci:
Shtrihet në mes të dy lumenjve, përkatësisht dy kodrave Hamala dhe Goleshi. rreth 12 km në veripercndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar .
Administrativisht llogaritët si lagje e fshatit Nishor, edhe pse është më afër fshatit Kastra (Kastërc).
Sipas traditës thuhet se tërë lugina, përkatësisht lokaliteti prej Therande (Suhareke) e deri në Breshanc ishte i banuar dendur dhe nëpër kulme dhe mure mund të kalonte macja.
Lokaliteti është i banuar mjaft herët, mirëpo popullata e tanishme janë të vëllazërisë Bytyç të ardhur nga fshati Nishor.
Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Thanës, Guri i Malishevës, Guri i Mrizeve, Guri i Kashutës, Mrizet, Prroni i Keq, Brigjet, Guri i Mahallës, Kroni i Lushës, Arat e Goranit, Ara të Zotnisë, Grap, Galhtshë, Hamalti}.
Ky vendbanim para agresionit serb në vitin 1998 kishte 34 shtëpi me 386 banorë shqiptarë. Agresori serb dogji të gjitha shtëpitë, përveç dy shtëpive që kanë shpëtuar rastësisht. Një kohë këtu ishte Shtabi i UÇK-së, Spitali i Zonës etj.
*****************************************************************
Papazi
Shtrihet rreth 10 km në lindje të Therandës. Është vendbanim i vogël i tipit të shpërndarë.
Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Nikës, Ara e Lahit, Laki, Lisi i Priftit, Ara te Kiyqi, Varri i Grudës, Varre te Garrat, Graçinjevë, Rudina, Rrahi i Bibës, Lama e Beqollit etj.
Llogaritet një prej fshatrave më të vjetra të kësaj treve. Kjo dëshmohet me varreza shumë të vjetra, që nuk dihen se të kujt janë. Ato varreza kanë rrasa të gurëve shumë të vjetër me vizatime si psh. njerëz me parmenda, kazana, shkronja latine etj. Këto tregojnë se janë varre ilire. Në fund të fshatit, te varret e vjetra ka qenë një guri i madh, te. vendi i quajtur Guri i Gatë. Aty popullata përpara i është lutur perëndisë para gurit. Ai vend është konsideruar si kishë.
Te varrezat e vjetra janë tre drunj të qarrit, shumë të 0
*****************************************************************
Peqani
Fshati ndodhet në veri të Therandës rreth 3 km larg. Koncentrimi më i madh i shtëpive të banimit ndodhet në luginë i rrethiiar nga të gjitha anët me kodrina.
Fshati është i lidhur me rrugë të asfaltuar me qytetin. Rrugët tjera që lidhen me vendbanimet tjera si Reshtan, Semetisht, Dardhë (Sllapuzhan) e Bllacë janë të paasfaltuara. Fshati ka shkollën e ndërtuar me vetëkontributin e banorëve para 12 viteve me sipërfaqe 1162 metra katror. Dega kryesore e ekonomisë së këtij fshati është bujqësia, pastaj biznesi privat, punësimi në botën e jashtme, punësimi në sektorin publik etj.
Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje: Elshani, Sopaj, Krasniqi, Gashi, Bytyçi, Fetiu, Hoxha etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Gallusha, Rrushullaz, Kopaça, Llokaq, Servishte etj.
Në këtë vendbanim ka shenja të lashtësisë. Në fshat ekziston një burim i rëndësishëm i ujit, burim guri. Aty është një lloj shpelle ku flitet se mund të ketë qenë faltore e Bindit, zotit të ujit. Në këtë vendbanim hasen gjurmë të llojllojshme të kulturës materiale, lokalitet arkeologjik. Në oborr të një shtëpie në fshat supozohet se është një tumë ilire. Në fshat, në vendin Te Kisha, janë gjurmët e një kishe katolike. Edhe në një lendinë thuhet se ka ekzistuar një kishë mesjetare. Gjurmë arkeologjike ka edhe te xhamia e fshatit. Lashtësinë e fshatit e vërtetojnë edhe shumë vendvarreza që ndodhen në pjesë të ndryshme të fshatit për të cilat nuk dihet se kujt i përkasin. Ky vendbanim ishte i njohur me mullinj, pastaj prodhimin e verës etj. Në një familje në këtë vendbanim, në kotecin e pulave, u gjet një vorbë e periudhës bizantine. Në oborrin e kësaj shtëpie gjendën edhe disa fragmente të stelave, të cilat nuk janë studiuar.
Në pjesën jugore të fshatit në vitin 2001 në vendin Pllace (sot ara) janë zbuluar gurë me vizatime - dekorime të fletëve të pemëve, lule, një shkrim i vjetër latin IOM. Aty janë zbuluar edhe mure të gjëra ndërtesash të lidhura me një lloj gëlqere, tjegulla dhe tulla të pjekura të dimensioneve të ndryshme, gurë të gdhendur etj. Tërë kjo dëshmon se këtu ka ekzistuar një qytet antik i tipit municipium. Mirëpo, deri me tani nuk janë bërë gjurmime arkeologjike.
Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e perandorit Dushan, pastaj në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465.
Ky vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake të për-piluar në bazë të shënimeve të vltit 1689.
Më 1783 është i regjistruar Dorf Pettschane, pastaj në vitin 1840 me emrin Peteiana. Me emrin Peqan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit lë Kosovës të vitit 1893 (131.1 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të viti 1900 (1318 h).
Nga ky vendbanim në periudhën ndërmjet dy luftërave disa familje janë shpërngulur në Turqi e gjetiu.
Para 30 viteve në pjesën jugore të fshatit kanë filluar të vendosën disa familje shqiptare, duke krijuar lagje të re që tani quhcl Peqani i Vogël. Kjo lagje në vitin 1999 kishte 26 shtëpi.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 49 shtëpi (48 shqiptare, 1 serbe (shqiptare katolike, e regjistruar si serbe nga Jastrebovi);
sipas regjistrimit të vitit 1913 - 835 banorë;
në vitin 1918 - 90 shtëpi shqiptare myslimane me 648 banorë;
në vitin 1921 -98 shtëpi me 302 banorë;
në vitin 1948 - 124 shtëpi me 887 banorë;
në vitin 1953 -144 shtëpi me 941 banorë;
në vitin 1961 - 141 shtëpi me 1008 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 162 shtëpi me 1394|banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 204 shtëpi me 1885 banorë shqiptarë.
Ky vendbanim para agresionit serb, sipas shënimeve të marra në terren, në vitet 1998-99 kishte 220 shtëpi me rreth 2624 banorë shqiptarë (1289 meshkuj dhe 1326 femra). Lufta e fundit për fshatin ishte një katastrofë e vërtetë. Nga kjo luftë fshati doli tërësisht i shkretëruar. Nga rreth 380 objekte sa kishte fshati, janë shkatërruar: 138 të kategorisë së V, 172 të kategorisë së IV, ndërsa pjesa tjetër ishin e kategorive me dëmtime më të pakta. Vetëm 15 shtëpi shpëtuan nga dëmtimet. Dëme shumë të mëdha pësuan edhe shkolla e fshatit, rrjeti elektrik, xhamia u shkatërrua tërësisht dhe shumë dëme të tjera në bujqësi dhe veprimtari të tjera. Më 24 mars 1999 popullata u dëbua nga fshati. Pas qëndrimit 10 ditësh në Pagarushë, pjesa më e madhe u strehua në Shqipëri. Nga ky fshat janë vrarë 15 banorë të tij, në mesin e të cilëve 7 dëshmorë.
*****************************************************************
Pojani (Popolani)
Shtrihet rreth 12 km në juglindje të Therandës, rrëzë malit. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Familjet: Krasniqi, Ndreca, Ahmetaj, Bajselmani, Basha, Jupa, Kolgeci, Buzhala etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Bungaja, Te Bagremat, Te Shpellat e Dhelpnave, Te Guri i Ukit, Branesh, Bunari i Ulicës, Varret e Elezit, Rodoqina etj.
Është vendbanim i vjetër, mirëpo nuk kemi hasur në gjurmë arkeologjike, edhe pse mund te ketë të shumta.
Në dokumentet e shkruara, banorët e tij përmenden në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465. Më vonë përmendët në një dokument kishtar të vitit 1626.
Në një hartë austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është i regjistruar ky vendbanim me emrin Popovljane.
Me emrin Pupolan është i regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit te Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 ha) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Thuhet se popullata serbe kishte ardhur nga fshati Mogillë e Moravës para 300 viteve dhe më vonë nga fshatrat tjera si Delloci, Shushiqi etj., gjatë sundimit osman, si çipçi.
Në këtë vendbanim që ishte i banuar me popullatë serbe, pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vit. 1877/78 këtu ishte vendosur edhe një familje shqiptare muhaxhire. Kjo dëshmohet se në vitin 1905 ky vendbanim kishte 13 shtëpi serbe dhe një shqiptare. Si duket kjo familje pas vitit 1912 është shpërngulur nga ky vendbanim.
Fshati ishte pronë e agallarëve dhe e bejlerëve të Prizrenit dhe të Gjakovës.
Banorët shqiptarë në këtë vendbanim filluan te vendosen në vitet e shtatëdhjeta. Familja e parë e vendosur ishte ajo e Qamil Jupës, pastaj Shahin A. Basha nga Arrishta (Vraniqi), familjet tjera nga Gurkuqi (Maqiteva), Budakova, Arrishta etj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1879 kishte 10 shtëpi serbe;
në vitin 1913 - 245 banorë;
në vitin 1918 - 15 shtëpi serbe me 166 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 11 shtëpi me 186 banorë;
në vitin 1928 - 12 shtëpi me 190 banorë;
në vitin 1948 - 30 shtëpi me 290 banorë;
në vitin 1953 - 42 shtëpi me 331 banorë;
në vitin 1961 - 51 shtëpi me 385 banorë (384 serbë, 1 malazias);
në vitin 1971 - 55 shtëpi me 330 banorë (329 serbe, 1 malazeze);
në vitin 1981 - 49 shtëpi me 242 banorë (6 shqiptarë, 236 serbë).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, kishte 102 banorë serbë. Shqiptarët e bojkotuan këtë regjistrim.
Sipas shënimeve të marra në fshat në vitin 1999, kishte rreth 30 shtëpi serbe dhe 25 shtëpi shqiptare (me 240 banorë shqiptarë). Nga pasojat e luftës janë shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare dhe pastaj edhe ato serbe. Është shkatërruar kisha ortodokse. Popullata shqiptare gjatë luftës ishte larguar nga fshati, ndërsa pas lufte është larguar ajo serbe. Gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serbë, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë 15 luftëtarë, tre prej tyre kanë rënë dëshmorë.
*****************************************************************
Qershina (Stravuçina)
Vendbanim i cili shtrihet rreth 8 km në verilindje të Therandës.
Është vendbanim kodrinoro-malor, shtëpitë e ndërtuara në shpate dhe në luginë.
Sipërfaqja: 226 ha, 80 ari, 40 metra.
Lagjet: Hysenaj, Shabani, Ukaj, Haziraj etj.
Në afërsi të fshatit, rreth 1,5 km. në veri të tij ekzistojnë gjurmët e vendbanimit të vjetër që quhej nga pushteti e administrata serbe me emrin Starasella - Fshati i Vjetër. Në këtë lokalitet janë gjetur eshtra të dorës me bylyzyk prej bakri. Janë gjetur varreza me eshtra shumë të gjatë, që siç thonë janë marrë dhe dërguar në Muzeun e Shkupit. Po ashtu vendbanim ka pasur edhe në jug të fshatit (livadhe) te lumi, ku dëshmohet me gjurmët e varrezave dhe themeleve të shtëpive.
Sipas fjalëve të pleqve, si p.sh. të Shaban Demës vdekur para 50 viteve në moshën 90 vjeçare, i cili kishte qenë ushtar i Turqisë 12 vjet, pastaj 25 vjet kishte qenë komandir stacioni policor në Shtërpcë dhe Biraq, kishte treguar, se dikur në kohën e bugarit paskan ardhur ushtarët bullgarë në ish Stravoqinë dhe e takojnë Shaban Demën dhe i kërkojnë konak për ushtarë. Ai u paska thënë: Jemi 4-5 shtëpi dhe nuk kemi konak për të gjithë. Komandanti bullgar nxjerr hartën dhe e pyet se ku është Stravoqina. Ai i thotë, kjo është Stravoqina, por në anë e veriut cili fshat është, u thotë Bllaca, në jug Bukoshi. Pastaj ai pyet prap, dhe tregon një hartë ku thotë se këtu figuron ky fshat me 300 shtëpi. Mixha Shaban, u thotë se në veri të fshatit ka shenja që ka pasur vendbanim, por nuk di asgjë për të, "se a e ka faruar ndonjë luftë, apo kanë dalë fare nga ndonjë sëmundje nuk di!".
Mikrotoponimet më karakteristike: Kroni i Sykës, Livadhi i Hazirit, Rogat e Hajdarit, Fusha e Hajdarit, Lugi i Munishit, Arat e Zanit, Fusha e Isbegut, Guri i Verdhë, Gjygjet, Bishti i Rrasës, Fusha e Madhe etj.
Për këtë vendbanim të banuar me popullatë autoktone shqiptare nuk kemi shënime për kohën se nga kur ekziston si vendbanim. Në dokumentet e shkruara nuk e kemi hasur me këtë emër, sigurisht është quajtur me ndonjë emër tjetër. Pleqtë e fshatit thonë se ky vendbanim është mjaft i vjetër dhe ekziston në kohën kur ka ekzistuar edhe fshati Delloc dhe Papaz. Sipas thënies tjetër, thuhet se fshati i tanishëm në fillim kishte 4 shtëpi, të katër vëllezërve të cilët kanë ardhur nga Junani (Greqia). Ata ishin dëbuar me dhunë nga atdheu i tyre dhe një kohë qëndruan në afërsi të Kukësit dhe prej aty erdhën e u vendosën në këtë vend.
Me emrin Istravoçine është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Shënimet statistikore:
Rreth vitit 1879 kishte 3 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 92 banorë;
në vitin 1918 - 9 shtëpi shqiptare me 52 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 8 shtëpi me 59 banorë;
në vitin 1948 - 14 shtëpi me 98 banorë;
në vitin 1953 - 16 shtëpi me 102 banorë;
në vitin 1961 - 18 shtëpi me 110 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 24 shtëpi me 192 banorë (191 shqiptarë, 1 të tjerë);
në vitin 1981 - 24 shtëpi me 260 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb në vit. 1998-99 fshati kishte 41 shtëpi me rreth 400 banorë shqiptarë. Nga sulmet serbe u shkatërruan 11 shtëpi dhe disa objekte të tjera, ndërsa u vra një pjesëtar i UÇK-së dhe një grua plakë. Gjatë luftës pjesa më e madhe e popullatës qëndroi në malet e Llanishtit, ndërsa një pjesë e saj ishte deportuar në Shqipëri. Në vitin 2000 sipas shënimeve të Kuvendit Komunal kishte 502 banorë.
*****************************************************************
Rreshtani
Vendbanim i tipit të grumbulluar që shtrihet rreth 3 km në perëndim të Therandës, në fushën rreth lumit Toplluha dhe në kodrinat
Sipërfaqja: 275 ha, 35 ari, 57 m.
Mikrotoponimet më karakteristike: Buçalla, Orasha ose Toplluha, Grapi, Kodra, Rrushullazi, Pazhiku, Dardhat e Ramës etj.
Është një ndër vendbanimet, më të vjetra te kësaj treve që i takon vendbanimeve të përhershme të kohës së neolitit. Shtrihej në teracen lumore të Toplluhës le fshati i sotëm Reshtan. Rekonstruimi i vendbanimeve të neolitit buzë lumenjve tregon se ato (vendbanime) nuk duhet pasur karakterin e vendbanimeve të fortifikuara. Vendbanimet e pafortifikuar buzë teracave të lumenjve dëshmojnë për jetën e banorëve të atyre vendbanimeve, të cilët nuk kishin frikë nga sulmet eventuale. Fillimi i banimit eshte i lidhur me vendbanimet e tipit ë kasollave dhe si të tilla i takojnë horizontit të parë banesor. Në të vërtetë, këtu ka të bëjë sigurisht me gjysmë kasollat me konstrukcion mbitokësor të konstruktuar nga kolibet. Në horizontin e dytë banesor janë konstatuar mbeturinat vetëm të një shtëpie mbitokësore e tipit dypjesor me gjatësi 8 m. Në horizontin e tretë, më të riun deri me tani janë zbuluar mbeturinat e pesë shtëpive, përkatësisht të kasollave.
Fshati i vjetër është shtrirë në anën e kundërt, përtej lumit, pothuajse deri te kodra. Afër lumit, nën urë sot dalin gjurmë të shumta të qeramikës. Te burimi (vrella), janë disa varreza të vjetra që popullata i quan Varret e Shkive. Te vendi i quajtur Lug, deri vonë ka qenë një grumbull gurësh, ku sipas më të vjetërve aty dikur ka qenë një kishë.
Këtë vendbanim nuk e kemi hasur të shënuar në dokumentet mesjetare, ndoshta ishte i regjistruar me ndonjë emër tjetër, apo i braktisur ose ne nuk kemi mundur ta gjejmë.
Në këtë vendbanim sot jetojnë këto familje kryesore: Morina, Elshani, Bytyçi. Shala, Kryeziu, Krasniqi etj. Familja Elshani thuhet se është më e moçmja në këtë vendbanim e ardhur nga fshati Ilirat (Medvec) i komunës së Prizrenit. para shumë vitesh. Pastaj vijnë dhe vendosen familjet tjera.
Me emrin Rashtan është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318h).
Me këtë emër përmendet në vitin 1879 kishte 10 shtëpi (7 shqiptare, 2' serbe (si duket Jastrebovi familjet shqiptare të besimit të krishter i regjistron si serbe) e 1 rome. Kështu në një dokument historik arkivor të vitit 1903 nuk përmendet fare se në këtë vendbanim ka banorë serbë, pra shënimet e Jastrebovit vihen në dyshim, sepse mund të kenë qenë katolike shqiptare ose romë ortodoksë. Sipas regjistrimit të vitit 1913 fshati kishte 238 banorë. Ndërsa, në vitin 1918 kishte 23 shtëpi shqiptare myslimane me 110 banorë. Në vitin 1921 kishte 26 shtëpi me 185 banorë.
Në periudhën midis dy luftërave u kolonizuan 7 familje kolone serbe.
Shënimet statistikore:
në vitin 1948 kishte 35 shtëpi me 226 banorë;
në vitin 1953 - 48 shtëpi me 311 banorë;
në vitin 1961 - 55 shtëpi me 349 banorë (320 shqiptarë, 26 serbë, 3 të tjerë);
në vitin 1971 - 59 shtëpi me 460 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 86 shtëpi me 823 banorë shqiptarë.
Fshati para agresionit serb numëronte 222 shtëpi me rreth 2000 banorë. Prej tyre 7 shtëpi hashkali me 40 banorë. Në ofensivën e 23 gushtit 1998 kanë mbetur pa u djegur vetëm 35 shtëpi të banuara si dhe 10 shtëpi që kanë qenë në ndërtim e sipër. Në mars të vitit 1999 kanë mbetur pa u djegur vetëm 8 shtëpi të banuara dhe 6 në ndërtim. Po ashtu janë djegur edhe më se 80% e objekteve përcjellëse (oda, shtalla, garazhe etj.). Është djegur biblioteka e shkollës me fond prej 4000 librash, si dhe shumë biblioteka personale. Shkolla ka qenë e shkatë-rruar në një masë të madhe, është tentuar të digjet, kanë pësuar salla e arsimtarëve dhe dokumentacioni pedagogjik.
Nga ky fshat kanë pësuar 21 banorë, të cilët janë ekzekutuar në mënyrë më mizore në fshatin Sopi në Therandë e gjetiu ku kanë qenë të strehuar dhe ata të gjinive dhe moshave të ndryshme, ndërsa dy pjesëtarë të UÇK-së kanë rënë dëshmorë. Popullata nga fshati është larguar më 22 mars 1999 dlie ështc strehuar në vende të ndryshme, kurse në Shqipëri kanë shkuar varësisht se ku kanë qenë të strehuar.
Gorina
Shtrihej diku në mes të fshatrave Randobravë, Hoça e Vogël dhe Reshtan. Përmendet në krisobulën e perandorit Dushan. Një kohë të gjatë ky fshat ishte i braktisur.
*****************************************************************
Rrezja (Javori)
Ky vendbanim kodrinoro-malor shtrihet rreth 19 km ne veri të Therandës. Është vendbanim i tipit të shpërndarë.
Ky fshat përbëhet prej tri lagjeve: Rrezja, Kodralitë dhe Lugalitë. Banorët e parë të lagjes së fshatit janë Kodralitë që quhen edhe Leshkollë. Thuhet se fshati më herët është quajtur Panjishtë, mirëpo, këlë emër e ka marrë më vonë në vitet e fundit të Perandorisë osmane.
Mikrotoponimet më karakteristike: Gostelin, Gropa e Kalasë, Kodra e Bajrakut, Kodra e Tlietyiave, Lugu i Keç, Lugu i Demukës, Kodra e Keçe, Kodërkasapi, Leshkaq, Kroni i Bletës, Kodra e Kojrijave, Prroi i Malisë, Kroi i Malisë, Kroni i Budit, Kroni i Bajrës, Prroni i Muhaxhirit etj.
Pothuajse nëpër tërë lokalitetin e këtij vendbanimi dhe rreth tij ka gjurmë të vendbanimeve të vjetra, kështu p.sh. në Gostelin që quhet edhe Kodra e Shehrit (sot livadhe), në mes të Rrezes dhe Lushtës (Luzhnicës) thuhet se ka qenë katund i moçëm ku dalin gurë të themeleve, qeramikë etj. Në mes të këtij fshati dhe fshatit të afërt Kleçkë ka mure të kalasë (në kotën 691), është ruajtur edhe mikrotoponimi Gropa e Kalasë. Thuhet se prej Kodrës së Kasapit e deri në vendin Leshkë, ka gjurmë të vendbanimit, kjo dëshmohet edhe me grumbuj të gurëve etj. Aty ka pasur, por edhe sot ka mullinj të shumtë. Në luginën e Leshkës, aty është Kroni i Bletës ku janë gjetur hardhia të shumta të rrushit.
Në dokumentet e shkruara nuk e kemi hasur, ndoshta ishte i braktisur apo është quajtur me ndonjë emër tjetër.
Në vitin 1878 këtu në vendin Maskodre në lugshtajë, eshte vendosur një familje muhaxhire shqiptare e dëbuar nga rrethina e Leskocit, e quajtur familja e Shaban Muhaxhirit me djem. Ajo eshte shpërngulur nga fshati dhe ka shkuar në Shqipëri, siç thuhet në kohën e Kralit, d.m.th Mbretërisë Jugosllave. Thuhet se ai tapitë e veta te pronave në Toplicë i mbante gjithnjë me vete të fshehura në brendi të
një shkopi (bastuni). Ai me këtë përherë ka menduar të kthehet prej nga ka ardhur - Leskoci. Sot është ruajtur mikrotoponimi Përroni i Muhaxhirit.
Me emrin Javor është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Sipas një burimi arkivor në vitin 1913 ky vendbanim kishte 60 shtëpi, nga të cilat forcat serbe dogjën 40 shtëpi dhe vranë 3 banorë.
Në këtë vendbanim në vitin 1936 pushteti agrar vendosi 5 familje kolone sllave. Pushteti ato familje i kishte vendosur në Gostelin. Siç deklaroi bashkëbiseduesi, pushteti iu kishte dhënë tokë sa dëshironin, si tokë të punuar, livadhe dhe pyje. Ata, ato prona nuk i punonin por ua jepnin banorëve shqiptarë, të cilëve më parë iu ishte marrë toka që ta punonin përgjysmë. Ata kanë ikur në vitin 1941 dhe nuk janë kthyer më.
Gjatë aksionit të armëve shumë banorë të fshatit janë maltretuar dhe si pasojë e asaj, disa prej tyre kanë mbetur me të meta fizike.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 20 shtëpi shqiptare;
sipas regjistrimit të vitit 1913 - së bashku me lagjet ish Luzhnica e Karaçica kishin 310 banorë;
në vitin 1918-47 shtëpi shqiptare me 215 banorë;
në vitin 1921 - 23 shtëpi me 295 banorë;
në vitin 1948 - 41 shtëpi me 259 banorë;
në vitin 1953 - 43 shtëpi me 260 banorë;
në vitin 1961 - 31 shtëpi me 243 banorë (239 shqiptarë, 4 të tjerë);
në vitin 1971 - 21 shtëpi me 265 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 29 shtëpi me 309 banorë shqiptarë.
Në bazë të shënimeve të marra në terren, fshati në vitet 1998-99 kishte 54 familje me rreth 470 banorë shqiptarë. Pothuajse është djegur lërë fshati, përkatësisht 66 objekte banimi, ndihmëse, përcjellëse etj. Në gusht lë vitit 1998 është djegur objekti i shkollës fillore. Janë djegur disa biblioteka personale. Fatmirësisht nuk ka të vrarë. Banorët e fshatit më 25 gusht 1998 largohen me dhunë nga vendbanimi i tyre dhe një pjesë vendoset nëpër male dhe pjesa tjetër nëpër fshatra të ndryshme.
*****************************************************************
Semetishti
Ky vendbanim shtrihet rreth 7 km në veriperëndim të Thera-ndës, në një luginë, me kodra përreth. Është vendbanim i tipit të grum-bulluar.
Është karakteristike se në këtë fshat si dhe nëpër fshatrat tjera të kësaj treve ka burime të shumta - gurra, ku dhe lani janë të koncentruar vendbanimet.
Sipërfaqja: 720 ha, 08 ari, 42 m.
Në këtë vendbanim lagjet më të njohura janë: Imerajt, e Burimit, Hoxhajt I dhe II, Elezajt, Jonuzajt, Bahtijajt, Isufajt etj., të gjithë Bytyç.
Mikrotoponimet më karakteristike: Pllaze, Leshka, Kopaça, Arat mbi Katund, Te Vneshtet, Rrezina, Kuçishtë etj.
Është vendbanim i vjetër i banuar me popullatë iliro-dardane. Në vendin e quajtur Kopaça mal në lindje të fshatit ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Është ruajtur mikrotoponimi Lugu i Kishës, në pjesën veriore jo larg shkollës. Afër shkollës gjenden edhe varrezat e vjetra në të cilat nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Rastësisht aty janë gjetur unaza, monedha, skelete. gurë etj., në thellësi të ndryshme.
Duke u bazuar në gjurmët arkeologjike, në ato që flitet në popull si dhe konfiguracionin e terrenit, del se prej Therande deri në Breshancë dhe prej Therande deri në Mamushë kishte qenë vendbanim i dendur dhe macja ka mundur të ecën nëpër kulme të shtëpive dhe mure.
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën mesjetare të vitit 1348. Më vonë përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Shemesta dhe kishte 7 shtëpi, 4 beqarë dhe 1 çift.
Në qendër të fshatit është xhamia e vjetër mbi 350 vjet.
Me emrin Semetishta është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në vitin 1935 në këtë vendbanim pushteti serb solli 7 familje kolone sllave me 36 anëtarë. Familjet kolone ishin vendosur në pjesën e poshtme të fshatit, afër lumit, në tokën më pjellore të marrë nga popullata shqiptare vendëse. Thuhet se kolonëve iu ishte dhënë toka e punuar dhe e mbjellë. Ata vetëm i kishin marrë frytet.
Në vitin 1956 një familje u shpërngul në Stamboll. Mirëpo, për shkak të kushteve më të mira për jetë më se 90 familje gjatë periudhave të ndryshme janë shpërngulur nga ky vendbanim dhe janë vendosur në Prizren, Ferizaj, Prishtinë e gjetiu.
Shënimet statistikore:
në vitin 1879 kishte 35 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 543 banorë;
në vitin 1919 - 41 shtëpi shqiptare me 358 banorë;
në vitin 1921 - 42 shtëpi me 374 banorë;
në vitin 1948 - 70 shtëpi me 606 banorë;
në vitin 1953 - 80 shtëpi me 663 banorë;
në vitin 1961 - 84 shtëpi me 764 banorë (763 shqiptarë, 1 serb);
në vitin 1971 -85 shtëpi me 994 banorë shqiptarë;
në vitin 1981. -122 shtëpi me 1243 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb fshati kishte rreth 195 shtëpi me 1789 banorë shqiptarë. Nga sulmet serbe në këtë fshat në vitin 1999 u shkatërruan apo u dogjën më se 173 shtëpi dhe objekte tjera banimi dhe ndihmëse, pastaj shkolla me tërë dokumentacionin e saj dhe xhamia. Lufta me vete mori katër jetë njerëzish - viktima të terrorit serb (3 burra e një fëmijë 15 vjeçar). Popullata më 25 mars 1999 ishte dëbuar në Shqipëri.
Këtu një kohë ishte spitali, kuzhina, depoja e municionit, burgu i UÇK-së. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte rreth 2100 banorë.
*****************************************************************
Sopia
Shtrihet në një pjesë të rrafshët rreth 3 km në juglindje të Therandës. Nëpër të kalon lumi i Sopisë. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Familjet: Sadiku, Mazreku, Elshani, Jashari, Sopa, Bytyçi, Kryeziu, Kabashi, Aliu, Gashi, Krasniqi, Berisha etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Çesta, Dubica, Agraxha, Ribnik, Branezha, Gamadizhde, Selishta (Katunishta), Drume, Guri i Shejt, Rupe, Cerkvina, Tocia, Kishevica, Rrëzina, Mahmulica, Pojata, Te Kisha etj.
Afër këtij fshati gjenden gjurmët e një lokaliteti të lashtë. Në pjesën veriore të fshatit, në një pjesë të ngritur në vendin e quajtur Hisari, thuhet se ka qenë vendbanim. Edhe në pjesën jugperëndimore të fshatit në vendin e quajtur Katunishtë - Selishtë dalin gjurmët e vendbanimit, posaçërisht qeramikë, gurë etj. Aty është ruajtur mikrotoponimi - Te Kisha, si dhe Iugina e quajtur Kishevica. Me rëndësi të vaçantë duhet theksuar se afër fshatit Sopi, në lokalitetin Dubiqaku, rreth 2 km në lindje të Therandës, ekziston një lokalitet arkeologjik që përbëhet prej 8 tumave. Këto tuma i takojnë popullates ilire - dardane, të kohës së Hallshtatit ose të Hekurit të zhvilluar.
Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e perandorit Dushan lëshuar në vitin 1348 manastirit të shenjëtarëve Mihal e Gabriel, afër Prizrenit, pastaj në një dokument arkivor të manastirit të Hilandarit të vitit 1454 përmenden banorët e Sopisë së Epërme dhe të Poshtme. Në hartën e Gjakomo Kantelit da Vinjola e vitit 1689 është e shënuar emri Sotuchian. Meqë është lokalizuar në trevën e Therandës, besohet se ka të bëjë me fshatin Sopi. Pas dëbimit të shqiptarëve muhaxhirë nga Sanxhaku i Nishit më 1877/78 këtu u vendosën pjesëtarët e më tepër se 8 fshatrave: Konjufca, Popoci, Slishani, Rafuna, Bublica, Kamenica, Gajtoni, Berajni, me disa shtëpi.
Me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Shumë familje nga ky vendbanim shpërngulën në Turqi si p.sh. Gajtonët, Bublicët etj.
Thuhet se serbët kanë ardhur nga Mali i Zi në vitin 1890.
Shënimet statistikore:
në vitin 1879 kishte 35 shtëpi (25 myslimane shqiptare, 9 serbe e 1 rome);
në vitin 1903 përveç populkitës shumicë shqiptare, këtu jetojnë edhe 5 familje serbe;
në vitin 1905 - 57 shtëpi shqiptarë. (J. Cvijiqi thotë me pezm e më qëllim shovenist "serbë të shqiptarizuar"), 4 serbe e 3 rome myslimane; së bashku me lagjen Dubrava në vitin 1913 - 603 banorë;
në vitin 1919 - 65 shtëpi me 475 banorë (56 shtëpi shqiptare me 399 banorë dhe 9 shtëpi serbe me 76 banorë);
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 67 shtëpi me 610 banorë;
në vitin 1948 - 106 shtëpi me 735 banorë;
në vitin 1953 - 113 shtëpi me 827 banorë;
në vitin 1961 - 136 shtëpi me 1047 banorë (932 shqiptarë, 113 serbë, 2 të tjerë);
në vitin 1971 - 162 shtëpi me 1507 banorë (1375 shqiptarë, 150 serbë);
në vitin 1981 - 204 shtëpi me 1977 banorë (1798 shqiptarë, 178 serbë, 1 mysliman).
Ky fshat para agresionit serb gjatë viteve 1998-99 kishte 340 shtëpi me rreth 3500 banore shqiptarë dhe 23 shtëpi me rreth 200 banorë serbë e malazez. Gjatë sulmeve barbare serbe në vitin 1999 janë shkatërruar, djegur apo dëmtuar pothuajse të gjitha shtëpitë shqiptare përveç 7-8 shtëpive. Xhamia e fshatit është demoluar, ndërsa pas lufte janë djegur edhe shtëpitë serbe. Serbët e këtij fshati, të maskuar më 2 prill 1999 ekzekutuan dhe masakruan 36 shqiptarë. Në Sopi janë vrarë edhe 8 refugjatë nga fshatrat tjera. Janë vrarë edhe dy pjesëtarë të UÇK-së. Ndërmjet fshatrave Sopi e Savrovë është zbuluar një varr masiv i 14 femrave të reja të cilat ishin futur në një varr në fund të këtij fshati. Më 3 prill 1999 popullata u dëbua në Shqipëri, e disa qëndruan nëpër male të Budakovës. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 3150 banorë.
*****************************************************************
Taraxha (Tërrni)
Shtrihet rreth 8 km në jugperëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një luginë afër kodrës së afërt.
Sipërfaqja: 467 ha, 48 ari, 45 m.
Familjet: Vranoci, Llapashlica (Muhaxheri), Obrazhda, Gashi, Balaj, Rexhaj, Voci, Shaqiri, Vraniqi, Shabanaj, Sofra etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Zabeli i Pashës, Lesku, Nërjaz, Livadhe të Thata, Ugaret, Rruga e Nëpërbishtit, Rrezina, Resula, Tuma, Arat e Gjata, Arat e Mëdha, Brelloci, Kulla e Ali Haj-dciht etj.
Tërë lokaliteti rreth këtij vendbanimi ishte i banuar që nga antikiteti. Jo larg tij janë zbuluar gjurmët e vendbanimeve ilire, si p.sh. në Hisar, Tarazhdë, Gjinoc, Leshan etj.
Në dokumente të shkuara, përmendet kur Stefan Nemanja në vitin 1198/99 ia dhuron manastirit të Hilandarit, ndërsa në vitin, 1348 Car Dushani ia dhuron manastirit të shenjtërve Mihal e Gabriel afër Prizrenit. Banorët e këtij vendbanimi përmenden në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit në vitin 1465.
Në defterët osmanë nuk kemi mundur të deshifrojmë, ose është regjistruar me ndonjë emër tjetër, por ndoshta në këtë kohë ka qenë i braktisur?
Ky vendbanim kah mesi i shek. XIX ishte i banuar me popullate shqiptare, serbe dhe rome. Kur vijnë muhaxhirët i gjejnë këta banorë. Kështu, rreth vitit 1879 ky vendbanim kishte 4 shtëpi shqiptare, 4 serbe dhe 1 rome.
Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitin 1878 e disa edhe më vonë, në këtë vendbanim u vendosën banorët shqiptarë muhaxhirë nga fshatrat Obrazhdë e Pustarekës, Llapashticët, Berjanët, Momqillët, Vranocët dhe Gajtonët. Shumë nga këto familje janë shpërngulur në Turqi, si p.sh. Obrazhdët dhe Berjanët në Izmir, Gajtonët etj.
Banorët e këtij vendbanimi ishin çipçinj të begut Mahmut Pasha, nga Prizreni, i shpërngulur më vonë në Turqi.
Si vendbanim në sallnamet turke të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h), është i regjistruar me emrin Tarsena, afër Leshanit.
Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, përkatësisht në vitin 1936 këtu u kolonizuan 17 familje kolone serbe.
Shënimet statistikore:
në vitin 1913 kishte 262 banorë;
në vitin 1918 - 19 shtëpi shqiptare me 184 banorë;
në vitin 1921 - 20 shtëpi me 176 banorë;
në vitin 1928 - 18 shtëpi me 170 banorë;
në vitin 1948 - 45 shtëpi me 321 banorë;
në vitin 1953 - 45 shtëpi me 309 banorë;
në vitin 1961 - 53 shtëpi me 429 banorë (363 shqiptarë, 65 serbë, 1 të tjerë);
në vitin 1971 - 56 shtëpi me 534 banorë shqiptarë; në vitin 1981 - 88 shtëpi me 720 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb fshati kishte 120 shtëpi me rreth 1200 banorë shqiptarë. Më 24 e 25 mars të vitit 1999 forcat paramilitare serbe rrethuan fshatin. Aty pushteti serb vranë e masakruan atë natë 46 civilë, pleq, gra e fëmijë të moshave të ndryshme dhe gjinive të ndryshme, në mesin e tyre kishte edhe 9 mysafirë nga Gurra (Studençani) dhe 1 mysafir nga Qëndresati (Randobrava) që ishin strehuar aty. Vetëm nga ky vendbanim janë vrarë 29 persona. Pastaj, ato ia vunë zjarrin fshatit dhe i dogjën 90% të shtëpive pothuajse në tërësi. U dogj dhe u shkatërrua shkolla fillore me dokumentacionin dhe bibliotekën e saj, shtëpia e kulturës etj. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1270 banorë.
Sipas raportit të Human Right Watch, në fshatin Tërrne, gjashtë kilometra në jugperëndim të Suharekës, do të gjenin vdekjen të paktën njëzetë e katër persona, sipas shënimit tjetër deri në tridhjetë e gjashtë persona, duke përshirë edhe shtatë fëmijë të moshës pesëmbëdhjetë vjeç, madje edhe më të vegjël. Kjo ngjarje ka ndodhur më 25 mars, në ora 6 të mëngjesit. Trupat e tyre kriminelet i kishin tërhequr. Në këtë vendbanim kishte edhe vrasje të tjera që përshkruhen në raport.
*****************************************************************
Trolli (Dragaçina)
Shtrihet rreth 18 km në verilindje të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar i vendosur në një kodër.
Afër fshatit, në Dragaçinën e Poshtme, pranë lumit ka qenë një vendbanim i vjetër, ku edhe sot e kësaj dite banorët e quajnë Të Shtëpitë e vjetra. Pastaj ekzistojnë edhe themelet e një objekti (kishë) nëvendin e quajtur Komullar.
Një fshat tjetër i vjetër është shtrirë në mes fshatit Malas (Muhlan) dhe Trolli (Dragaçinë) që ka gjurmë të shumta dhe quhet me emrin Katunishtë (Starasellë). Në vendin Te Vidhat, duke u ngjituf për Katunishtë (Starasellë) ekzistojnë varreza të moçme.
Janë ruajtur disa mikrotoponime të vjetra, por duhet theksuar atë Vreshtat e Moçme, Te Shpiat e Vjetra, Guri i Rekës, Komullah, Bokat, Rezinat, Kodra e Gjatë, Kodra e Shkurtë, Tepat, Shpati i Përronit, Udha e Ramadanit, Ara e Zamit etj.
Me emrin Dragaçeta është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Shkodrës i varur nga Prizreni dhe kishte 9 shtëpi e 1 beqar.
Më vonë nuk e hasim ne dokumentet c shkruara, si duket ndoshta ishte i braktisur.
Banorët e sotëm të këtij vendbanimi vijnë dhe vendosën nga fshati i afërt Çadrak. Një vëllazëri e vendosur këtu filloi të quhet me emrin Trolli, pasi që ishte vendosur në troll të ri. Kjo familje nuk ishte vendosur në pjesën e poshtme të fshatit ku ishte vendbanimi i vjetër por në pjesën e ngritur, në një kodër dhe krijon vendbanim të ri. Nuk dihet se në atë kohë a ka pasur banorë në pjesën e poshtme dhe të vjetër të fshatit.
Në pjesën e poshtme dhe të vjetër të fshatit ka pasur mullinj të njohur të asaj ane. Ajo ishte tokë e zotërisë, pronë e Kurtesh Hajdinit nga Gjyteti (Grejçeci). Thuhet se banorët e Trolli (Dragaçinës së Vjetër) janë shpërngulur në Prizren, e gjetiu. Një familje është vendosur edhe në Bujan të Lypjanit dhe quhet me emrin Dragaçinaus) Në vitin 1879 është i regjistruar si vendbanim me emrin Draga-çina dhe kishte 3 shtëpi shqiptare dhe i takonte Bajrakut të Suharekës.
Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311h), të vitit 1896 (1314 h) si dhe në vitin 1900 (1314 h), është i regjistruar me emirin Diragoçin.
Në administratën shtetërore serbe e jugosllave llogaritej në fillim si fshat e pastaj si lagje e fshatit Duhël.
Kështu, në vitin 1913 si fshat kishte 61 banorë, ndërsa në vitin 1953 si lagje kishte 12 shtëpi me 113 banorë.
Shumë familje shqiptare nga terrori serb pas vitit 1912 shpërngulën nga fshati. Disa familje janë shpërngulur në disa vendbanime të tjera të Kosovës dhe një në Shkup. Janë vendosur sidomos në Gelancë, Reshtan, Therandë, Prizren etj.
Ky vendbanim, sipas shënimeve të marra nga banorët, para agresionit serb në vit. 1998-99 kishte 26 shtëpi me 312 banorë shqiptarë. Ndërsa sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 500 banorë. Më 21 prill 1999 ushtria serbe ndau nga familjet 11 kryefamiljarë dhe një mysafirë të cilët i vrau mizorisht dhe kufomat i kishin gjuajtur në një pus të thellë 26 metra dhe për t'i humbur gjurmët atë e kishin mbuluar. Pasi kishin krye këtë akt mizor ia kishin vënë zjarrin fshatit, ku kanë djegur të gjitha shtëpitë dhe e kishin shndërruar në gërmadhë. Policia kishte vrarë edhe një fëmijë 17 vjeçar i cili kishte zbritur në fshat për të marrë ushqim për familje. Gjakpirësit bënë edhe vepra të tjera antinjerëzore në popullatën e këtij vendbanimi. Gjatë ofensivave serbe në vjeshtë të vitit 1998 dhe pranverë të vitit 1999 popullata ishte strehuar në malet e afërta. Nga agresori serb u dogjën 23 shtëpi si dhe shkolla e fshati me tëre dokumentacionin dhe disa biblioteka private. Banorët u larguan me dhunë nga fshatit më 26 prill 1999 dhe u dëbuan në Shqipëri (gra e fëmijë), ndërsa të rriturit qëndruan nëpër male dhe disa iu bashkuan radhëve të UÇK-së.
Sipas raportit të Human Right Watch, informon se policia kishte marrë njëmbëdhjetë pleq të fshatit, i kishte vrarë dhe më pas flakur në një pus të fshatit, që më pas i kishin hedhur në erë. Ekspertët e kriminalistë të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës zbuluan dymbëdhjetë trupa (personi i dymbëdhjetë ishte vrarë më 5 maj). Në raport përshkruhen edhe vepra të tjera makabre, antinjerëzore të paramilitarëve serbë e romë.
*****************************************************************
Ujmiri (Savrova)
Shtrihet rreth 5-6 km në juglindje të Therandës, në disa pjesë të rrafshëta dhe pjesë të ngritura në formë të kodrave të vogla. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Familjet e sotme të këtij vendbanim janë: Zenelaj, Qerkinaj, Gashi, Krasniqi, Kokollari etj. Familja Gashi, thuhet se ka ardhur nga fshati Koçiaj i Ulqinit, disa të tjerë nga fshati Vrrion (Vërshec) i kësaj komune. Nga Ujmiri (Savrova) thuhet se janë shpërngulur në Mleqan, Lumbardh, Carevik, Kijevë etj.
Sipas gjurmëve të kulturës materiale, dëshmohet se është një prej vendbanimeve më të vjetra të kësaj ane. Është interesant se në!këtë vendbanim janë ruajtur gjurmët e disa varrezave të vjetra. Kështu në fshat ekzistojnë Varret e Kishës, varreza me gurë me kryqa dhe afër tyre janë edhe themelet e kishës. Afër shkollës po ashtu ekzistojnë varreza të moçme. Në një lendinë të vogël ekzistojnë varrezat e quajtura Varret e Krushqve. Në pjesën nën kishë, në vendin Pllavanicë, ka gurë të mëdhenj të themeleve, qeramikë, pusa të ujit, rrugë të kalldrëmit që dëshmojnë se aty ka ekzistuar si vendbanim. Në popull flitet se prej Bungaje (Dvorani) e deri në Mamushë macja ka kalliar nëpër kulme.
Mikrotoponimet më karakteristike të këtij vendbanimi: Shpati i Demerxhisë, Kodra e Varrevë, Roga e Dardhave, Roga e Gatë, Varfet e Krushqve, Varret e Kishës, Fangishta etj.
Në këtë lokalitet ka shenja edhe të rrugës që ka kaluar nëpër këtë vendbanim e ka shkuar rruga nga Buzhala për në Prizren.
Në dokumentet e shkruara, ishte i regjistruar në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emriri Dolina Savrnug me 5 shtëpi e 1 beqar.
Për këtë vendbanim shqiptar, nuk kemi shënime të mëvonshme, ndoshta, një kohë ishte i braktisur. Me emrin Savrova është e regjistruar n£ sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në këtë vendbanim në vitin 1937 u kolonizuan 4 familje kolone serbe nga Kroacia, të cilat në fillim të Luftës së Dytë Botërore u kthyen nga kishin ardhur.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 jetonin 12 familje shqiptare;
në vitin 1913 kishte 208 banorë;
në vitin 1919 me lagjen e Dushkajës (Dubravës) - 28 shtëpi me 226 banorë shqiptare;
sipas regjistrimit të vitit 1921 - 20 shtëpi me 150 banorë;
në vitin 1948 - 26 shtëpi me 243 banorë;
në vitin 1953 - 33 shtëpi me 315 banorë;
në vitin 1961 - 40 shtëpi me 442 banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 53 shtëpi me 577 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 76 shtëpi me 837 banorë shqiptarë.
Para agresionit serb në vitin 1998-99 fshati kishte 115 shtëpi me 1395 banorë shqiptarë. Gjatë këtyre viteve në këtë fshat janë djegur e shkatërruar nga agresioni serb 110 shtëpi dhe po aq objekte ndihmëse. Është djegur shkolla, dokumentacioni i saj si dhe shumë libra, sidomos biblioteka private. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar 20 banorë të fshatit (prej tyre 1 femër, 2 pleq, 4 të rinj dhe të tjerë). Ndërsa 5 persona janë të zhdukur nga ky fshat. Popullata katër herë ishte larguar nga fshati duke filluar nga 28 shtatori 1998. Ajo ka qëndruar nëpër male. ndërsa në pranverë të vitit 1999 një numër i banorëve është dëbuar në Shqipëri. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1579 banorë.
*****************************************************************
Vneshtari (Samadrexha)
Shtrihet rreth 8 km në perëndim të Therandës, në një luginë të gjatë të kufizuar me kodra.
Sipërfaqja: 1067 ha, 67 ari, 93 m.
Familjet më kryesore që jetojnë sot në këtë vendbanim janë: Gashi, Krasniqi, Hoti, Shala, Bytyçi, Morina, Elshani etj.
Është vendbanim i vjetër. Në këtë vendbanim ka gjurmë të antikitetit. Në veri të fshtatit, në vendin "Pazhik" janë zbuluar disa kafka dhe kocka gjymtyrësh. Ajo mund të ketë qenë Pazhoku-ilir; Gjatë ndërtimit të xhamisë së fshatit, nga kroi i fshatit është marrë një gurë i cili është vënë në murin e xhamisë ku në të është e gdhendur një shuplakë dore dhe një figurë në formë të rrumbullakët në formë kulaçi. Gjithashtu në oborrin e xhamisë deri vonë ka qendruar një gurë i gdhendur në formë harku në të cilin janë lexuar katër shkronja - PORT. që supozohet të ketë qenë gurë i ndonjë Portali. Në vendin e quajtur Verlishta, rreth 2 km në veriperëndim të fshatit janë vërejtur tjegulla të rrafshta të trashsisë 3 cm. Edhe në vende të tjera vërehen tjegulla, tulla etj. Në juglindje të fshatit gjendet një vend i ngritur që populli e quan me emrin Tuma. Mendohet se mund të jetë një varrezë ilire.
Mikrotoponimet më karakteristike: Guri, Skiara (skaj arave), Miqeshme, Miara (mbi ara), Shkozë, Pojatishtë, Markallaza etj.
Përmendet me emrin Sllamodrava në kartën e Stefan Nemanjës të vitit 1198 dhe me emrin Slamodrazha në kartën e mbretit Millutin dhuruar më 1282-1298 dhe vërtetuar më 1302 manastirit të Hilandarit. Në vitin 1327 këtë dhuratë e vërteton edhe Stefan Deçani. Po ashtu edhe në Librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës afër Mushtishtit i cili ka filluar të mbahet prej vitit 1465 përmenden banorët e këtij fshati. Me emrin Sllamoderzha përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 dhe kishte 51 shtëpi me bashtina, 9 beqarë e 3 çifte.
Me emrin Sllamodraxha është e regjistruar në sallnainet e Vilajetit të Kosovës të.vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore tre antikomunistë nga ky fshat me familje migrojnë në Australi, ndërsa dy familje në yitin 1956 u shpërngulën në Maqedoni.
Shënimet statistikore:
në vitin 1879 kishte 80 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 841 banorë;
në vitin 1919 - 120 shtëpi shqiptare me 740 banorë;
në vitin 1921 - 121 shtëpi me 766 banorë;
në vitin 1948 -165 shtëpi me 1207 banorë;
në vitin 1953 - 169 shtëpi me 1327 banorë;
në vitin 1961 - 180 shtëpi me 1548 banorë (1538 shqiptarë, 10 të tjerë);
në vitin 1971 - 229 shtëpi me 2163 shtëpi (2162 shqiptarë);
në vitin 1981 - 219 shtëpi me 2874 banorë shqiptarë.
Fshati para agresionit të fundit serb në vitin 1998-99 kishte rreth 450 shtëpi me rreth 4820 banorë shqiptarë. Gjatë ofensivave serbe në gusht 1998, mars e maj 1999 u dogjën 419 shtëpi, 30 objekte afariste dhe 386 objekte tjera përcjellëse (oda, shtëpi zjarri, pleme etj.). U dogjën e u shkatërruan 2 objekte shkollore, 1 bibliotekë shkollore me 10.000 ekzemplarë, 2 mullinj elektrik dhe një mulli me ujë, 6 punëtori zejtare, janë minuar e shkatërruar dy minaret e xhamisë të ndërtuar në vitin 1802, një pjesë e ambulancës e djegur dhe e demoluar. I tërë dokumentacioni i shkollës është djegur. Janë djegur mbi 70 biblioteka private me mbi 25.000 ekzemplarë.
Në mbrojtje të atdheut dhanë jetën 12 luftëtarë të UÇK-së. U vranë 23 meshkuj të moshës 17-76 vjeçare. Tre persona janë të humbur. Deri me tani janë gjetur dy varreza masive. Me 25 mars 1999 popullata u shpërngul në Shqipëri, pas qëndrimit një kohë nëpër disa fshatra të tjera. Tetë familje mbesin nëpër male. Këtu vepruan edhe disa njësi ushtarake të Z.O. të Pashtrikut. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 4860 banorë.
*****************************************************************
Vrrioni (Vërsheci)
Është vendbanim kodrinoro-malor që shtrihet rreth 8 km në verilindje të Therandës, në një luginë të madhe e të gjatë.
Fshati përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra prej tjetrës: Dakajt, Brahimsmajlt dhe Tigjojt.
Mikrotoponimet më karakteristike: Reka e Dautit, Arat e Thingijve, Reka e Laknave, Ara Maskodre, Rezina, Kroni i Demës, Kodra e Madhe, Shullani, Loma e Dodës, Shpati i Mulës, Rrahi i Dodës, Shtupat etj.
Në pjesën juglindore të fshatit, në vendin Fusha e Thingijve, ka gjurmë të themeleve të shtëpive, gurë, tjegulla e tulla që dëshmojnë se aty dikur ishte vendbanim. Në vendin Vrella e Thingillit ekzistojnë varreza të moçme krishtere me rrasa të mëdha me kryqa.
Në fshat ekzistojnë themelet e kullës së Legatës, ku është edhe burimi më i vjetër i fshatit.
Nuk kemi shënime se kur është themeluar ky vendbanim. Thuhet se banorët e parë të këtij fshati janë shpërngulur në fshatin Çarravik të Klinës dhe se kur është ndërtuar shtëpia e parë e familjes Daka në këtë fshat, këto familje janë shpërngulur në Çarravik.
Me emrin Virshefçe është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Sa i përket numrit të banorëve ky vendbanim i vogël kishte:
rreth vitit 1879 - 3 shtëpi shqiptare;
në vitin 1913 - 78 banorë;
në vitin 1918-9 shtëpi shqiptare me 71 banorë;
sipas regjistrimit të vitit 1921 -9 shtëpi me 78 banorë;
në vitin 1948 - 13 shtëpi me 113 banorë;
në vitin 1953 - 16 shtëpi me 135 banorë;
në vitin 1961 - 19 shtëpi me 154' banorë shqiptarë;
në vitin 1971 - 19 shtëpi me 181 banorë shqiptarë;
në vitin 1981 - 16 shtëpi me 159 banorë shqiptarë
Ky vendbanim para agresionit serb në vitet 1998-99 kishte.24 familje me rreth 214 banorë shqiptarë. Nga agresori serb janë djegur e shkatërruar 13 shtëpi të fshatit, ndërsa janë vrarë e masakruar 2 banorë të tij civilë. Popullata ishte larguar nga fshati. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 280 banorë.
Kto ishin të gjitha fshatrat e therandes. kosoVaroz